Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Mbrojtje kundër përmbytjes në lumin Erzen

gabion-groynes

Gabionat dhe Materasët Reno u instaluan me sukses për të ndërtuar mbrojtje gjatësore dhe penela tërthor

Për tu mbrojtur nga përmbytjet e lumit Erzen, u pa e nevojshme që të ndërmerej një zgjidhje hidraulike lumore për të mbrojtur Panto Resort. Të dy llojet e mbrojtjes, tërthore dhe gjatësore, u ndertuan për këtë projekt. E gjitha falë zgjidhjes teknike të Profesor Fisnik Kruja, përkrah gabionave dhe materasëve Reno të cilet u përdorën për ta bërë ketë projekt një sukses.

Panto Resort është një destinacion pushimi veror, i vendosur në afërsi të fshatit Fikas, pranë lumit Erzen. Gjatë sezonit të shirave të dimërit, niveli i ujit të lumit rritet në menyrë te konsiderueshme. Kjo mundet të cojë drejt rritjes së erozionit në shtratin e lumit si dhe drejt përmbytjes. Për këtë arsye ishte e rëndesishme të mereshin masa kundër përmbytjeve në vend, për të mbrojtur rezortin e pushimeve.

Në këtë projekt, ne punuam përkrah me Profesor Fisnik Kruja, një specialist në punimet për mbrojtjet lumore, i cili u punësua nga Panto Resort për të dhënë një zgjidhje teknike.

Ai propozoi një zgjidhje e cila përfshinte të dy llojet e strukturave mbrojtëse, tërthore dhe gjatësore.

Detajet janë:

një seri prej gjashtë penelash me gabiona me gjatësi 5m dhe me lartësi 3m

një strukturë gjatësore prej 310 m me Matersë Reno.

Falë eksperiences tonë të konsoliduar në sistemimin e lumenjve dhe mbrojtjes nga erozioni, ne kontribuam duke e berë projektin më funksional dhe më të lehtë për tu instaluar duke ndryshuar seksionin tërthor të Pendëve.

Në total 1,800 m³ Materasë Reno dhe 550 m³ gabiona u përdorën për ketë projekt, i cili u përfundua me sukses ne Shtator 2017.

Për më shumë informacione rreth Punimeve Hidraulike, ju lutemi të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This