Facebook pixel

Debris Flow dhe barrierat e rreshkitjeve te ceketa

Home > Zgjidhje > Debris Flow dhe barrierat e rreshkitjeve te ceketa

Debris Flow dhe barrierat e rreshkitjeve te ceketa

Image

Rrjedhat e mbetjeve te ngurta dhe rrëshqitjet e cekëta të dheut janë rrëshqitje të lëngshme shumë të lëvizshme që përmbajnë një shumëllojshmëri materialesh nga grimcat e imëta deri te gurët e mëdhenj dhe degët e pemëve. Ato shkaktohen nga uji i tepërt në dheun brenda shpateve, të shkaktuara nga reshjet, shkrirja e akullnajave etc. Mundësia e rrjedhjes së mbetjeve te ngurta rritet kur bimësia dhe mbrojtjet e tjera të sipërfaqes janë hequr nga shpatet e dobeta, ndoshta nga zjarri ose pastrimi.

Rrjedhat e mbetjeve te ngurta priren të kanalizohen nga topografia. Lënë të pakontrolluara, rrjedhat e mbetjeve te ngurta mund të dëmtojnë ose prishin infrastrukturën, ose të bllokojnë rrjedhat ujore, duke çuar në shkatërrime të konsiderueshme. Barrierat tona të rrjedhjes së mbetjeve te ngurta janë të pozicionuara brenda shtegut të rrjedhës së mbetjeve ose rrëshqitjes së cekët të dheut, shpesh në gryka natyrore, kanale etj. Ato janë krijuar për t’iu përshtatur dimensioneve të projektit, materialit të parashikuar të mbetjeve dhe vëllimit të pritur të rrjedhës dhe përfshijnë elementë specifikë të thithjes së energjisë për të kufizuar rrjedhën.

Barrierat tona janë të shpejta dhe të lehta për t’u instaluar dhe nuk ndikojne për mjedis: ato mund të hiqen duke e lënë themelin të paprekur dhe të riinstalohen nëse rreziqet nga rrjedhat e tilla rriten në të ardhmen.