Ndertesa, Industri & Sport

Home > Sektoret > Ndertesa, Industri & Sport

Ndertesa, Industri & Sport

Nga portofoli ynë i gjerë, ne kombinojmë produktet tona në sisteme që janë të optimizuara për të përmbushur kërkesat e klientëve në lidhje me tregjet e ndërtimit, industriale dhe sportive. Me një aftësi prodhimi fleksibël dhe të gjerë, ne mund të personalizojmë produktet për t’iu përshtatur projekteve specifike.

Ndërtesa: zgjidhjet tona i përgjigjen kërkesave të ndryshme teknike të sektorit të ndërtimit civil dhe industrial, nga kullimi dhe mbrojtja nga uji te hidroizolimi i strukturave dhe veshja, nga kursimi i energjisë deri te komoditeti i banesave, nga kontrolli i avullit deri te çështjet që kanë të bëjnë me veshjet e jashtme, me zgjidhje inovative dhe inteligjente.

Industria: ne mbështesim klientët tanë për një gamë të gjerë aplikimesh industriale sipas kërkesave specifike të klientit. Maccaferri gjithashtu ofron mundësinë për të zhvilluar produkte të krijuara me porosi me cilësi të klasit të lartë dhe standarde teknologjike te larta. Sport: ne u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje specifike kullimi për të gjitha nevojat, si për fusha sportive rekreative ashtu edhe për ato të homologuara. Fokusi ynë i vazhdueshëm në inovacionin çoi në zhvillimin e një sistemi të avancuar 2-në-1 për fushat sportive që kombinon funksionet e kullimit dhe rezistences ndaj goditjeve në një produkt të vetëm; ky sistem revolucionar rrit në mënyrë drastike performancën e fushës sportive duke reduktuar perdorimin e materialeve natyrore dhe kohën e përgjithshme të ndërtimit.