Mbrojtje tubacionesh
Që nga viti 1981 ne kemi ofruar zgjidhje inxhinierike për mbrojtjen, ankorimin, balastimin dhe stabilizimin e tubacioneve dhe kabllove nën det. Sipas kushteve të kantierit dhe nevojave të klientit, ne mund të ofrojmë njësi dysheku fleksibël të mbushur me një përzierje gurësh dhe me mbushje rere bituminoze ose dyshekë me blloqe betoni.
Dysheku i patentuar SARMAC është një dyshek i thjeshtë për t’u vendosur, i parafabrikuar i mbushur me bitum, i cili ruan fleksibilitet edhe në ujë të ftohtë dhe deformohet sipas profilit te objektit që mbron. Ky produkt është i provuar teknikisht dhe është përdorur gjerësisht në industrinë e naftës dhe gazit, ku fleksibiliteti dhe rezistenca e tij ndaj ndikimit kanë qenë të rëndësishme për aplikime të shumta në det, duke përfshirë kalimet dhe mbrojtjen e tubacioneve.
Sistemi ynë ACBM (dyshek me bllok betoni ) ofron mbrojtje te kenaqshme sipas raportit cilesi/kosto për tubacionet e naftës dhe gazit, derdhjet e ujërave të zeza etj. Ky sistem përmban një kallëp të patentuar dhe inovativ, të transportueshëm, i cili mundëson prodhimin e dyshekëve prej betoni kudo që kërkohet. Kjo zvogëlon kostot e transportit dhe gjurmën e karbonit të zgjidhjes.