Stabilizimi i Dheut dhe Bazamentet
Pavarësisht nëse po ndërtoni një bazament hekurudhor, shteg pyjor me zhavorr mbi tokë të butë, ose rimekembni një autostradë me shumë korsi që transporton mijëra automjete në ditë, projekti do të kërkojë performancën më të lartë për jetëgjatësinë më të gjatë të projektimit. Materialet e ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave po bëhen më të shtrenjta dhe më të pakta; prandaj kostot për përmirësimin e performancës së bazamentit janë në rritje.
Ne aplikuam njohuritë tona teknike për të zhvilluar zgjidhje te avancuara si rrjetat tona RoadMesh, gjeogrida me fibër qelqi dhe gjeogrida polimerike. Meqenëse çdo projekt është i ndryshëm, ne ofrojmë gamën më të gjerë të produkteve të disponueshme për përforcimin e asfaltit dhe shtresave të palidhura, si dhe gjeokompozite kulluese për të hequr ujin nga struktura e trasesë ose e bazamentit. Ne përdorim softuerin më të avancuar të projektimit, me metodologji të ndryshme projektimi, për të optimizuar përforcimin dhe trashësinë e kërkuar të shtresave të bazamentit.
Përdorimi i këtyre teknikave çon në një reduktim të trashësisë së materialeve të ndërtimit të nevojshme për të ruajtur performancën dhe jetëgjatësise ; jo vetëm një kursim kostoje, por një reduktim në gjurmës se karbonit . Gama jonë e produkteve të stabilizimit të bazes dhe tokës mund t’ju ndihmojë të reduktoni kërkesat e mirëmbajtjes, përdorimin e materialit dhe kostot e gjithë jetës; të gjitha duke ruajtur një performancë të lartë.