Facebook pixel

GABION GROYNES RIVER PROTECTION – RIVER OSUM

Home > Success stories > GABION GROYNES RIVER PROTECTION – RIVER OSUM

2024

BERAT - BERAT - Albania

SALILLARI SHPK

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit-Korce

GABION GROYNES RIVER PROTECTION – RIVER OSUM

Challenge

Lumi Osum, i cili rrjedh nëpër rajonin e Beratit në Shqipëri, përballet me probleme të konsiderueshme erozioni që rrezikojnë si mjedisin ashtu edhe komunitetet lokale. Reshjet e dendura, shpyllëzimi dhe menaxhimi jo i mirë i tokës kanë destabilizuar brigjet e lumit, duke shkaktuar humbje të tokës dhe rritje të erozionit, veçanërisht gjatë sezonit të reshjeve.

Kjo situatë ndikon negativisht në bujqësi, për shkak të humbjes së tokës pjellore, dhe njëkohësisht rrezikon infrastrukturën, përfshirë urat dhe rrugët.

Janë ndërmarrë masa për kontrollin e erozionit, si mbjellja e vegjetacionit, ndërtimi i strukturave mbrojtëse dhe përmirësimi i praktikave bujqësore. Megjithatë, erozioni mbetet një sfidë e rëndësishme për qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit.

Solution

Një zgjidhje e qëndrueshme dhe me kosto efektive për të minimizuar këto problematika ishte përdorimi i gabinove tërthore (groynes), të cilat stabilizojnë brigjet e lumit, reduktojnë erozionin dhe favorizojnë depozitimin e sedimenteve.

Kjo zgjidhje mundësoi:

  • Parandalimin e erozionit përgjatë brigjeve të lumit.

  • Rritjen e depozitimit të sedimenteve, duke kontribuar në ruajtjen e ekuilibrit hidraulik dhe ekologjik.

  • Reduktimin e rrezikut të përmbytjeve nëpërmjet orientimit dhe kontrollit të rrjedhës së lumit.

  • Forcimin e brigjeve me një zgjidhje miqësore me mjedisin.

Zgjidhja përfshinte ndërtimin e 400 m mbrojtje lumore dhe 5 groynes me gabionë, secila me lartësi deri në 6 m.

Në total, u instaluan 8,370 m³ gabionë brenda një periudhe prej vetëm 3 muajsh.

Zbatimi i gabioneve tërthore (groynes) përgjatë lumit Osum në Berat ofroi një zgjidhje ekonomike, të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin për kontrollin e erozionit dhe menaxhimin e përmbytjeve. Kjo ndërhyrje kontribuon në stabilitetin afatgjatë të brigjeve të lumit, duke mbrojtur njëkohësisht peizazhin urban dhe ekosistemin natyror.

Used Products

Gabion
Gabion
Shiko
star

Lidhu me ekspertët tanë sot

Ekipi ynë i ekspertëve është gati dhe i etur për t’ju ndihmuar: qoftë nëse keni pyetje rreth produkteve tona më të fundit apo kërkoni zgjidhje të personalizuara për sfidat tuaja specifike, ne jemi vetëm një klikim ose telefonatë larg.

Image