Punimet Hidraulike

Home > Aplikime > Punimet Hidraulike

Punimet Hidraulike

Menaxhimi i rrjedhave ujore ruan ekosistemet si dhe aktivitetet njerëzore nga problemet e rënda që mund të shkaktojë rrjedha e pakontrolluar. Qasja ndaj menaxhimit të rrjedhave ujore po merr në konsideratë gjithnjë e më shumë aspektet sociale dhe mjedisore së bashku me ndikimet ekonomike të strukturave hidraulike. Të kuptuarit e inxhinierisë hidraulike dhe ekosistemeve të rrjedhave ujore na mundëson të gjejmë një ekuilibër më të mirë midis kërkesave të shoqërive tona dhe ekuilibrit mjedisor.

Përvoja jonë në punët hidraulike filloi në vitet 1890: që atëherë, ne kemi përmirësuar materialet dhe zgjidhjet për të përmbushur nevojat e një bote që ndryshon me shpejtësi. Kushtet mjedisore gjithnjë e më të përkeqësuara kërkojnë përdorimin e materialeve më të avancuara dhe më të qëndrueshme. Për këtë arsye, ne jemi duke kerkuar dhe zhvilluar vazhdimisht per zgjidhje që mund t’i rezistojnë agjenteve kimike dhe ngarkesave mekanike si gërryerja e sedimentit të lumit. PoliMac eshte veshja ekskluzive e polimerit për zgjidhjet me tela çeliku me dopjo torsion që mund t’i rezistojnë kushteve mjedisore më agresive.

Gabionët dhe Reno Mattress Plus të veshur me PoliMac janë zbatuar me sukses në shumë projekte gjatë viteve të fundit, në të gjitha llojet e sektorëve: nga rezervuarët te pellgjet e minierave, nga kanalet te pellgjet e shuarjes , nga fushat e golfit te bujqësia. Në të gjitha këto aplikime ne ofruam mbështetje teknike të thelluar për klientët tanë, duke ofruar një asistencë të plotë dhe duke u dhënë atyre akses në MacRa Studio, paketa e softuerit që mundëson dizajnimin e aplikimeve inxhinierike hidraulike të sigurta nga ana mjedisore. Kërkoni mbështetjen tonë për të filluar dizajnimin e ndryshimit!