Facebook pixel

Drenazhimi i Strukturave

Home > Aplikime > Drenazhimi i Strukturave

Drenazhimi i Strukturave

Prania e ujit brenda dheut ngjitur me strukturat mund të shkaktojë probleme të shumta. Heqja e ujit nga toka me sisteme kullimi është thelbësore, përndryshe toka mund të dobësohet ose mund të ushtroje ngarkesa më të larta, duke ndryshuar efektivitetin e strukturës. Një sistem adekuat kullimi lejon që toka të konsolidohet dhe të performoje më mirë.

Një gjeokompozit kullues i projektuar siç duhet shpesh mund të zëvendësojë kanalet tradicionale të zhavorrit që përdoren pas mureve mbajtëse dhe strukturave të tjera. Drenazhimi horizontal shpesh kërkohet në terrene sportive ose zona të tjera të mëdha të ekspozuara ndaj potencialit të rrjedhjes së lartë të ujërave të shiut.

Softueri ynë i projektimit mbështet klientët tanë në zgjedhjen e sistemit të duhur dhe më të qëndrueshëm të kullimit. Pavarësisht nëse kullimi është vertikal apo horizontal, gama e gjeokompoziteve MacDrain™ është një zgjidhje me kosto efektive që zvogëlon gjithashtu nevojën për materiale të nxjerra në gurore dhe rrjedhimisht lëvizjet ndotëse të kamionëve. Në fakt, fushata jonë e kerkim zhvillimit arriti në përfundimin se përdorimi i MacDrain™ për aplikime kullimi horizontal mund të çojë në mbi 80% të kursimeve të materialit.