Përforcimi i dherave dhe mbetjeve margjinale
Maksimizimi i vëllimeve të depozitimit të mbetjeve në një botë më të populluar. Me një popullsi botërore në rritje, njerëzimi po prodhon sasi në rritje të mbeturinave. Ky problem shtohet nga vështirësia për të gjetur zona që mund të përdoren për ruajtjen e mbetjeve ose materialeve të rrezikshme. Prandaj, çdo teknologji që maksimizon vëllimet e depozitimit të mbetjeve mund të kete perfitime mjedisore dhe gjithashtu të kursejë paratë e operatorëve të landfillit.
Rritja e kapacitetit vellimor duke ulur kostot Ne jemi me përvojë dhe kemi patur sukses në zbatimin e strukturave të përforcuara të tokës, në të cilat mbetjet që do të depozitohen bëhen vetë materiali i ‘mbushjes strukturore’. Gjeogridat Paragrid®, Paralink® dhe MacGrid® WG janë përdorur me rezultate pozitive si për sa i përket përmirësimit të kapacitetit (deri në trefishin e vëllimit për të njëjtën sipërfaqe landfilli) dhe kostove.
Produktet unike të Maccaferri ndihmojnë në luftimin e paqëndrueshmërisë gjeoteknike. Të njëjtat përforcime dheu janë përdorur edhe në projekte për përforcimin e argjinaturave rrethuese të landfilleve. Të ndërtuara në mënyrë tipike nga materiale me veti kohezive, këto argjinatura mund të paraqesin probleme të stabilitetit gjeoteknik. Për këto aplikacione, përdorimi i gjeogridës unike Paradrain® mund të ndihmojë. Paradrain® jo vetëm që përforcon dheun, por gjithashtu zvogëlon presionin e ujit pore në mbushjen kohezive për shkak të pranisë së poreve integrale të drenazhit në sipërfaqen e gjeogridit. Krijimi i këtyre argjinaturave të pjerrëta të përforcuara rrethuese të tokës dhe njesive të landfillit, maksimizon vëllimin e disponueshëm për mbetjet, krahasuar me shpatet e papërforcuara.