SubMac
Gjatë viteve të fundit, Maccaferri ka investuar në kërkimin dhe zhvillimin e produkteve të reja inovative për stabilizimin e shtratit të detit. Bota moderne e inxhinierisë po bëhet gjithnjë e më e shqetësuar për këtë temë. Janë bërë investime te vazhdueshme në sektorin e portit, që synojnë përmirësimin e objekteve ekzistuese portuale dhe rritjen e trafikut të mallrave: si rezultat, vëllime të mëdha sedimentesh detare po gërmohen për të ulur shtratin e detit duke lejuar anijet e mëdha me kontejnerë të ankorohen. Këto ndërhyrje ngritën një problem: nevojiten struktura inxhinierike për të garantuar një shtrat të qëndrueshëm deti, duke shmangur ngritjen e materialit fundor.
Ne zhvilluam një sistem mbrojtës për stabilizimin e shtratit të detit dhe për mbrojtjen e vijës bregdetare. SubMac është një dyshek fleksibël, i bërë nga një gjeotekstili i shoqëruar me një përforcim gjeogridi e perforcuar me blloqe betoni, duke u bere nje trup i vetem me anë të pajisjeve ankoruese. SubMac është i disponueshëm në madhësi dhe trashësi të ndryshme, në mënyrë që të përshtatet më mirë me përdorimin e tij përfundimtar. SubMac-u ynë është testuar në përputhje me rekomandimet e Det Norske Veritas DNV-RP-F107 dhe mund të rezistojë deri në 100% më shumë se energjia maksimale e këshilluar.