MACWALL
![Image](https://www.maccaferri.com/al/wp-content/uploads/2022/12/MacWall_3.jpg)
Sistemi Maccaferri MacWall përbëhet nga blloqe betoni modulare dhe gjeogride (Paragrid, Paragrid W ose MacGrid WG) të vendosura midis shtresave të ngjeshura të mbushjes dhe të lidhura me bllokun me anë të fërkimit. Ky sistem bllok i segmentuar zakonisht instalohet nëpozicion pothuajse vertikal, por versionet e pjerrëta janë gjithashtu të disponueshme. Portofoli i gjerë i gjeogrideve ju lejon të zgjidhni kombinimin më të mirë për t’iu përshtatur kërkesave të projektit.
Sistemi, i përdorur fillimisht në hapsirat dhe zonat e banuara, është gjithashtu i përshtatshëm për mjedise infrastrukturore, falë fleksibilitetit dhe kapacitetit të tij për të përballuar ngarkesa të konsiderueshme sizmike. Procesi i ndërtimit të MacWall është i lehtë dhe blloqet janë të gjithanshme, të disponueshme në një gamë të gjerë ngjyrash, madhësish dhe formash për të përmbushur kërkesat arkitekturore.
![Image](https://www.maccaferri.com/al/wp-content/uploads/2022/12/MacWall_4.jpg)