Tunelet
Fazat e projektimit dhe ndërtimit të një projekti tuneli përfshin sfida të shumta inxhinierike. Maccaferri ofron një portofol të plotë zgjidhjesh për të gjitha fazat e procesit të tunelit:
- Punimet e portalit dhe sistemet e suportit
- Përforcimi prej çeliku dhe konsolidimi i faqes së gërmuar
- Hidroizolimi
- Veshja dhe kullimi fillestar
- Veshja përfundimtare
Zgjidhjet e specializuara të tunelit përfshijnë bulonat vetë-shpuese dhe spiranca çeliku, shufrat dhe tubacionet e përforcimit me tekstil me fije qelqi, tuba kullimi dhe veshjet përfundimtare qeramike.
Sistemet tona janë krijuar për të rritur sigurinë dhe për të ulur kostot dhe kohën e ndërtimit. Për shembull, sistemi unik, i patentuar B.ZeroTondo Tunnel Support System, është sistemi revolucionar që zvogelon nevojën për punëtorë në fazën e gërmimit të tunelit, duke minimizuar kështu rreziqet për operatorët e industrisë. Për më tepër, sistemi është shumë më i shpejtë për t’u instaluar sesa zgjidhjet e krahasueshme dhe ofron efikasitet strukturor të përmirësuar ndjeshëm në krahasim me mbështetësit tradicionalë ne forme harku prej çeliku. Ne mund t’u ofrojmë klientëve konsulencë teknike dhe suport të specializuar; analiza teknike e projektit, dizajni, përzgjedhja e zgjidhjeve/produkteve dhe (në disa rajone) instalimi. Kontaktoni me ne!