Gardhe dhe tela

Home > Aplikime > Gardhe dhe tela

Gardhe dhe tela

Gardhi ka qenë gjithmonë pjesë e historisë sonë. Në fakt, ishte prej gardheve dhe portave prej hekuri që lindi kompania Maccaferri mbi 500 vjet më parë, dhe kjo ekziston ende sot.

Sot ne ofrojmë zgjidhje moderne të rrethimit duke përfshirë sigurinë, mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë përmes kombinimit të materialeve dhe komponentëve modernë.

Falë ekspertizës sonë dhe gamës së gjerë të produkteve, ne jemi në gjendje të optimizojmë zgjidhjet për klientët jo vetëm për sa i përket jetëgjatësisë dhe mirëmbajtjes, por edhe efektivitetit të kostos dhe lehtësisë së ndërtimit. Ndërtimi modular dhe standardizimi i dizajnit janë gjithashtu elementë kryesorë të gardheve tona. Sistemet tona të rrethimit përdoren për të mbrojtur ose siguruar infrastrukturën, bagëtinë ne bujqësi, ndërtesat dhe objektet e tjera që kërkojnë rrethim.