Qendrueshmeri

Qendrueshmeri

Ne jemi të përkushtuar fuqishem në adresimin e aspekteve mjedisore, ekonomike dhe sociale me një qasje holistike. Në të vërtetë, ne besojmë fuqishëm në adoptimin e qasjeve dhe zgjidhjeve të qëndrueshme gjatë gjithë ciklit jetësor të një projekti.

Nga faza e projektimit të një sistemi inxhinierik që kalon në fazat e prodhimit dhe të ndërtimit deri në dorezim: të gjitha zgjidhjet tona inxhinierike synojnë të krijojnë përfitime afatgjata që shkojnë përtej vetë produktit.

Synimet e zhvillimit të qëndrueshëm

OKB-ja i vendosi SDG-të si një thirrje urgjente për veprim: ne morëm sfidën dhe u angazhuam për t’i arritur ato një nga një, hap pas hapi.

Së bashku me institucionet dhe autoritetet, bizneset tani thirren të zhvillojnë zgjidhje të qëndrueshme që mbrojnë mirëqenien dhe sigurinë e komunitetit dhe mjedisit, në përputhje me qëllimet e përcaktuara nga OKB-ja në Axhendën për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030..

Axhenda 2030 përbëhet nga 17 Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të përshtatura brenda një plani më të gjerë prej 169 objektivash mjedisore, ekonomike, sociale dhe institucionale që duhet të arrihen deri në vitin 2030.

Shtatë vjet pas nënshkrimit të Axhendës 2030, ka një ndërgjegjësim në rritje në shoqërinë civile, në botën e korporatave dhe midis qeverive për nevojën për të përqafuar një qasje të integruar dhe për të marrë masa të prekshme për të adresuar një ndryshim të madh socio-ekonomik, si dhe sfida komplekse dhe te shumefishta mjedisore dhe institucionale. Shumë biznese kanë adresuar Axhendën 2030 duke integruar parimin e qëndrueshmërisë në strategjinë dhe planifikimin e tyre të biznesit.

OKB-ja i ka përcaktuar SDG-të si një thirrje urgjente për veprim, ndërsa Maccaferri, e cila e bën qëndrueshmërinë mjedisore shtyllën kurrizore të vizionit të saj, është përgjigjur menjëherë, duke i fokusuar energjitë e saj në qëllimet që synojnë luftimin e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e ekosistemit mjedisor

ANGAZHIMI JONË

PROMOVON ADOPTIMIN E ENERGJISË SË PASTËR

Ne zhvillojmë zgjidhje që nxisin aksesin në energji të përballueshme dhe të pastër.
 
Ne punojmë në partneritet me autoritetet për të maksimizuar shperndarjen e energjisë së gjelbër.

Image
Image

PËRFSHIRJA E KOMUNITETEVE LOKALE

Ne promovojmë rritjen gjithëpërfshirëse, duke zhvilluar zgjidhje që mund të instalohen lehtësisht nga fuqia punëtore vendase pa ndonjë trajnim të veçantë.
 
Shumë komunitete vuajnë nga një numër në rritje i ngjarjeve të fatkeqësive natyrore, prandaj ne punojmë për masa të shpejta dhe efektive për të ndërhyrë dhe për të rimekembur ekonomitë e tyre.

NXITJA E INOVACIONIT

Ne inkurajojmë përmirësimin e vazhdueshëm për të vendosur ndikimet afatgjata ekonomike dhe mjedisore të një strukture në qendër të procesit të projektimit.
 
Procesi ynë i projektimit është i fokusuar në fushatat e testimit dhe investimet në vlerësimin e performancës së zgjidhjeve tona.

Image
Image

SIGURIA E NJEREZVE DHE MBROJTJA E ASETEVE

Zhvillimi i zgjidhjeve të personalizuara për çdo problem sigurie me të cilin përballemi na lejon të minimizojmë rreziqet.
 
Njerëzit, trashëgimia historike dhe kulturore dhe infrastruktura duhet të mbrohen.

PROJEKTIMI DHE PRODHIM I PERGJEGJSHEM

Nëpërmjet optimizimit të projektimit, ne promovojmë menaxhim të qëndrueshëm të materialit për të kursyer dhe për të shmangur mbetjet . Arritjet tona përfshijnë reduktimin, ripërdorimin dhe riciklimin e materialeve.
 
Gjithashtu, ne jemi transparent , duke ofruar informacione objektive, të besueshëme dhe te matshme  për ciklin e jetës dhe ndikimi mjedisor te produkteve tona.
Lexo tani >>>

Image
Image

INTEGRIMI NË MJEDISIN NATYROR

Ne kujdesemi për integrimin natyror te strukturave tona inxhinierike dhe besojmë se integrimi i teknikave të vegjetacionit dhe mbjelljes në fazën e projektimit është një vlerë shtesë ekologjike e zgjidhjeve tona.
 
Ne punojmë për të përmirësuar estetikën e përgjithshme të strukturave tona, për t’i integruar më mirë ato në mjediset tona urbane.

RESPEKTIMI DHE RRITJA E BIODIVERSITETIT

Ne përpiqemi të reduktojmë ndikimin mjedisor të zgjidhjeve tona dhe të arrijmë një ekuilibër midis performancës teknike dhe integrimit natyror.
 
Një nga angazhimet tona është të favorizojmë zgjidhje që rrisin biodiversitetin, ofrojnë habitate të përshtatshme për specie të ndryshme dhe gjithashtu te marrin parasysh dhe te respektojnë praninë e kafshëve të egra.

Image