Aplikimet e veshjeve te dheut

Home > Zgjidhje > Aplikimet e veshjeve te dheut

Aplikimet e veshjeve te dheut

Image

Kur vendoset dheu në sipërfaqe me kënd të ulët fërkimi, ekziston rreziku që toka të rreshkas nga pjerrësia. Kjo situatë është çuditërisht e zakonshme dhe haset gjatë mbulimit të landfilleve, në brigjet e rezervuarëve, liqeneve, digave etj.

Kur mund të kërkohet veshja e dheut Në këto zgjidhje, ka të ngjarë që një shtresë membrane gjeosintetike (MacLine®, MacLine® GCL) të jetë përdorur paraprakisht gjate instalimit. Dheu i sipërm, i vendosur në shtresë për të lehtësuar rimbjelljen e bimësisë, mund të bjerë nga sipërfaqja me fërkim të ulët dhe kërkon nje veshje.

Si e luftojnë këtë problem produktet Maccaferri. MacMat® dhe tapeti i përforcuar, MacMat® R, janë gjeomat 3D, me trashësi të ndryshme, të vendosura në sipërfaqen me fërkim të ulët për të siguruar një shtresë shtrëngimi për dheun. MacMat® R disponohet me qëndrueshmëri të lartë në tërheqje për të siguruar mbështetje për dheun në pjerrësi të gjata ku nuk ka mbështetje. Ne përdorim softuer specifik për projektimin e veshjeve të dheut dhe ekspertizën tonë për të ofruar mbështetje për klientin për trashësinë dhe llojin e shtresës së kërkuar.