ACBM
Dysheku i Bllokut të Artikuluar (ACBM) është një njësi drejtkëndore e perbërë nga blloqe betoni të bashkuara me litarë polipropileni. Dysheku është fleksibël në dy dimensione dhe është i disponueshëm në një sërë trashësish për t’iu përshtatur kushteve të kërkuara. ACBM përdoret për ankorimi dhe mbrojtjen e tubacioneve dhe kabllove nënujore dhe për mbrojtjen e themeleve të strukturave nga gërryerja e ujit.
Materialet e përdorura janë zgjedhur për të ofruar jetëgjatësinë e kërkuar të projektimit në prani te ujit te detit dhe janë kimikisht të qëndrueshme; nuk ka ulje të ndjeshme të rezistencës në shtypje të blloqeve të betonit. Ngritja e ACBM kryhet duke përdorur një kornizë ngritëse e cila lidhet me nyje ngritëse. Shkalla e lartë e fleksibilitetit lejon që dysheku të përkulet pa cenuar integritetin e tij.
Një përfitim kryesor i ACBM-së tonë është se kallëpet e dyshekut janë modulare dhe mund të transportohen aty ku nevojitet dhe dyshekët mund te depozitohen sa më afër që të jetë e mundur me vendin e vendosjes. Kjo kufizon kostot e shtrenjta të transportit të produktit; gjithashtu, mund të prodhohen përmasa të dyshekut sipas porosisë. Maccaferri ACBM është testuar në përputhje me rekomandimet e Det Norske Veritas DNV-RP-F107 dhe mund te perballoje nje energji deri në 100% me teper se energjia maksimale e rekomanduar.