Mbrojtja nga Erozioni

Home > Aplikime > Mbrojtja nga Erozioni

Mbrojtja nga Erozioni

Toka është një burim i çmuar i biodiversitetit, thelbësor në ruajtjen dhe çlirimin e karbonit dhe ruajtjen e ekuilibrit të gazrave në ajrin që thithim. Erozioni i tokës i referohet konsumimit të shtresës së sipërme të fushës dhe shpesh shkaktohet nga forcat e lagështimit dhe tharjes nga era, shiu dhe graviteti. Mbrojtja e tokave vulnerabël nëpërmjet stabilizimit është bërë prioritet në shumë sektorë, nga agrobiznesi tek nafta dhe gazi, nga punimet e mbrojtjes së bregdetit deri tek restaurimi pas fatkeqësive natyrore.

Ne kemi një përvojë të gjatë në zhvillimin e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse që parandalojnë erozionin e tokës duke nxitur rritjen e bimësisë. Zgjidhjet tona reduktojnë rrezikun e dëmtimit të linjave të infrastrukturës për shkak të rrëshqitjeve sipërfaqësore të dheut dhe në të njëjtën kohë veprojnë si një pengesë e parë, natyrore, mbrojtëse kundër fenomeneve të paqëndrueshmërisë së shpatit. Për më tepër, zgjidhjet tona janë përdorur gjerësisht për të zbutur rrezikun e rënies së tokës në mbulimin e landfillit dhe aplikime të tjera në të cilat një shtresë dheu vendoset në një sipërfaqe me kend fërkimi të ulët.

Me kalimin e viteve, Maccaferri ka punuar së bashku me disa nga universitetet më të shquara në nivel ndërkombëtar për të zhvilluar një gamë me grada dhe logjike të produkteve të qëndrueshme te kontrollit të erozionit dhe teknikave të kullimit. Me këtë ekspertizë dhe bazë të fortë prodhuese, ne mund të përshtasim zgjidhje për problemet e paqëndrueshmërisë së tokës , në mënyrë që niveli i ndërhyrjes të jetë i përshtatshëm për rrezikun e erozionit që haset. Për më tepër, softueri ynë specifik i projektimit ofron mbështetje për klientët në zgjedhjen sa më efikase për nevojat e projektit të tyre.