Akuakulture Rrjeta dhe Kafaze
Sipas FAO, prodhimi i ushqimit ujor parashikohet të rritet dhe t’i sigurojë një popullsie në rritje ushqime të shëndetshme dhe te ushqyeshme. Shumë komunitete në mbarë botën mbështeten në furnizimet e akuakulturës si një burim te sigurte ushqimi dhe punësimi.
Maccaferri Kikkonet është rrjeta për teknologjine e kultivimit e peshkut . E bërë nga rrjetë me monofilament poliestër me dopjo torsion, Kikkonet ofron një jetëgjatësi dizajni mbi 20 vjet. Rrjeta është e qëndrueshme strukturalisht , duke mundësuar që vaskat e rrjetës të përdoren në kushte më të ekspozuara se më parë; gjithashtu, ngurtësia e tij i zmbraps grabitqarët me lehtësi, duke parandaluar kafshimin, ngatërrimin dhe dëmtimin. Sipërfaqja e lëmuar me shkëlqim e rrjetës do të thotë më pak pastrim dhe më pak kohë joproduktive për shkak të operacioneve të pastrimit.
Sot, akuakultura furnizon më shumë se gjysmën e peshkut në botë për konsum njerëzor, prandaj përmirësimi teknologjik dhe efikasiteti janë aspekti kritik i prodhimit. Kur përdoren brenda rrjetave të akuakulturës, operatorët e rezervateve përfitojnë nga Maccaferri Kikkonet dhe kombinimi i tij unik i veçorive.