Mbrojtja Rockfall dhe Barrierat e Debores

Home > Aplikime > Mbrojtja Rockfall dhe Barrierat e Debores

Mbrojtja Rockfall dhe Barrierat e Debores

Sistemet e mbrojtjes nga rënia e gurëve dhe zbutja e ortekëve të borës janë elementë kyç në sigurinë e infrastrukturës, punimeve të minierave, ndërtesave ose njerëzve. Edhe rëniet e vogla të shkëmbinjve, ose rreshkitja e mbetjeve te ngurta mund të bllokojnë infrastrukturën dhe mund të kenë efekte ekonomike të gjera përtej ndërprerjes së menjëhershme.

Me përvojë mbi 60-vjeçare, ne ofrojmë si sisteme aktive për të stabilizuar faqet e shkëmbinjve, shpatet dhe sasite e borës ashtu dhe sistemet pasive për të kapërcyer problemet hidro-gjeologjike si shkëputja e gurëve të shkëmbinjve, rrjedhat embetjeve te ngurta dhe rrëshqitjet e cekëta të dheut. Zhvilluar në bashkëpunim me kontraktorët e specializuar për të garantuar sigurinë dhe ndërtueshmërinë, portofoli ynë i mbrojtjeve nga rënia e shkëmbinjve dhe sistemeve të zbutjes së rreziqeve natyrore është certifikuar dhe testuar nga institutet kryesore në përputhje me standardet më të fundit duke përdorur softuer dhe teknika modelimi nga më të fundit.

Kurdoherë që është e mundur, testimi në shkallë të plotë kryhet në objektet tona të testimit në mënyrë që të modelohen situatat e botës reale dhe kushtet e ngarkesës sa më saktë që të jetë e mundur. Kombinimi i të dhënave të performancës të përcaktuara nga këto teste është përfshirë në programin tonë të projektimit Mac S-Design dhe paketën MacRo. ” Oferta jonë e zgjidhjes plotësohet nga sistemet e paralajmërimit të hershëm të dizajnuara dhe të zhvilluara posaçërisht për sistemet tona të zbutjes së rreziqeve natyrore: filloni me ne të dizajnoni sisteme më efektive dhe më të zgjuara për mbrojtjen nga rënia e shkëmbinjve dhe sistemet e zbutjes së ortekëve të borës!”