Mbrojtja e skarpatave

Home > Zgjidhje > Mbrojtja e skarpatave

Mbrojtja e skarpatave

Image

Të gjitha shpatet natyrore i nënshtrohen forcave të vazhdueshme të erozionit. Nëse shpati është formuar së fundmi si pjesë e zhvillimit të ri, ose është në gjendjen e tij origjinale natyrore, mund të kërkohet një formë e mbrojtjes nga erozioni. Zgjidhjet e mbrojtjes nga erozioni Maccaferri. Ne ofrojmë një sërë zgjidhjesh për mbrojtjen nga erozioni që i përshtaten pjerrësisë dhe ashpërsisë së forcave të erozionit të pritur. Shumica e këtyre produkteve janë projektuar gjithashtu për të lehtësuar rimbjelljen e bimësisë në shpat.

Natyra e paparashikueshme e rritjes së vegjetacionit. Megjithatë, mbështetja vetëm në rritjen e bimësisë është shumë e paparashikueshme dhe jo e besueshme pasi është jashtëzakonisht e vështirë të arrihet mbulimi 100% i bimësisë, duke i lënë zonat e ekspozuara të rrezikuara ndaj erozionit. Për më tepër, bimësia mund të thahet ose të sëmuret, duke reduktuar aftësinë e kontrollit të erozionit.

Image

Mbrojtja dhe rritja e rezistencës së dheut Gama jonë e gjerë e dyshekëve për mbrojtjen nga erozioni rrisin rezistencën e tokës ndaj erozionit duke siguruar mbrojtje të menjëhershme të zonave të ekspozuara nga efektet e drejtpërdrejta të ndikimit të erës dhe reshjeve; duke mbrojtur sipërfaqen e tokës së mbjellur nga shplarja përpara se të mbije vegjetacioni. Produktet që promovojnë bimësi të qëndrueshme. Aty ku kërkohet një pjerrësi natyrore me bimësi, thjesht vendosja e dheut siperfaqsor në një shpat djerr shpesh nuk është e mjaftueshme dhe shtresat e sipërme të tokës rrëshkasin në bazën e skarpatave të sapondërtuara. Dyshekët e erozionit, BioMac® i biodegradueshëm dhe gjeomati i përhershëm MacMat® ofrojnë metoda me kosto te ulet për mbajtjen e tokës dhe lagështisë në shpat, duke promovuar kështu bimësi të qëndrueshme për mbrojtje afatgjatë nga erozioni. Sisteme për shpat shkëmbor Në shpatet e shkëmbinjve, ku renia e fragmenteve të shkëmbinjve nga faqja është shqetësimi kryesor, sistemet tona për zbutjen e rënies së shkëmbinjve “MacRO” janë më të përshtatshmet. Ju lutemi konsultohuni me hapesiren e duhur të kësaj faqeje interneti për më shumë informacion mbi këto sisteme. Ekspertiza jonë mbështet zgjidhjet tona të personalizuara. Pjerrësia e shpatit do të ndikojë në zgjidhjen e gjetur. Sistemet tona të mbrojtjes së shpatit nga erozioni sigurojnë vetëm stabilizimin e sipërfaqes për shpatet e qëndrueshme gjeoteknike. Shpatet gjeoteknike të paqëndrueshme do të kërkojnë sisteme shtesë të mbajtjes ose ankorimit të dheut për t’u përdorur në lidhje me zgjidhjet tona të mbrojtjes nga erozioni. Ekspertiza jonë mbështet klientët që përballen me këto probleme; zgjidhjet tona janë përshtatur në përputhje me rastet specifike.