
Përmirësimi i dherave nëpërmjet drenazhimit horizontal dhe planar. Drenazhimi planar dhe horizontal është një teknikë e dobishme për konsolidimin e tokave të dobësuara nga prania e ujit. Heqja e ujit, duke futur një rrugë të përshtatshme të kullimit mund të sigurojë përmirësime afatgjata në këto dhera. Tradicionalisht, drenazhimi bëhej me zhavorr apo materiale të tjera natyrore. Megjithatë, performanca afatgjatë e zhavorreve mund të jetë e panjohur ose e komprometuar.
Zgjidhje dhe materiale moderne. Zgjidhja moderne është përdorimi i një një gjekompozite drenazhimi; MacDrain® kullon rrjedhat nëntokësore nga një vend në tjetrin. Gjeotekstilet të bashkangjitura bërthamës së kullimit në njërën apo të dyja anët ndalojnë materialet apo dherat e drenazhuar të bllokojnë tubacionet kryesore të drenazhimit apo të grumbullimit. Ato janë të projektuara për të zëvendësuar materialet tradicionale të drenazhimit të tilla si zhavorret dhe zalli.
Një përdorim popullor i këtyre sistemeve horizontale me sipërfaqe të mëdha të drenazhimit është në terrenet sportive me bar artificial, ose në veprave e depërtueshme të shtrimeve (zonat e parkimit të makinave, zonat e magazinimit etj). Sistemet MacDrain® mund edhe të vendosen horizontalisht dhe mund të sigurojnë ende kapacitet për drenazhim.
Faktorë për tu marrë në konsideratë. Zgjedhja e një gjeokompozite MacDrain® të përshtatshme për drenazhim ‘horizontal’ ose planar varet nga një numër faktorësh:
- Mbingarkesa që pritet
- Prurja e kërkuar e rrjedhjes
- Lloji i materialit / dheu që do të drenazhohet (i pastër, i ndotur etj)
- Gradienti hidraulik
- Përmasat e zonës që do të drenazhohet
Softweri ynë i shkallës së lartë për zgjidhjen e sfidave të menaxhimit të ujit. Duke përdorur softwer-in tonë të shkallës së lartë , MacFLOW, ne kemi ndihmuar klientët për të kapërcyer problemet e tyre me menaxhimit e ujit, duke ndihmuar në konsolidimin e tokave, reduktimin e uljeve. Zgjidhja më e mirë duhet të adresojë jo vetëm probleme teknike dhe ekonomike, por edhe shpejtësinë dhe efikasitetin e instalimit.