weirs-culverts-transverse-structures

Mbi një shekull përvojë në strukturat tërthore. Strukturat tërthore përdoren për të kontrolluar flukset hidraulike dinamike që mbajnë objekte ose sedimente. Këto struktura pengojnë rrjedhën, duke ndryshuar sjelljen e saj hidraulike dhe aftësinë e saj për të gërryer. Ne kemi më shumë se një shekull përvojë në zgjedhjen e strukturave të duhura tërthore, që përdoren për të kontrolluar rrjedhjen e ujit në kanale.

Inxhinierët dhe softwerët  tanë janë këtu për të gjetur një zgjidhje. Inxhinierët tanë punojnë me klientët tanë, dhe përdorin softwerin tonë të projektimit, MACRA 1 dhe MACRA. 2, që përdoren për të projektuar kanale, struktura gjatësore dhe tërthore. Këto i mundësojnë projektuesit që të kryer shpejt studimet paraprake hidraulike për të vlerësuar mbrojtjen e nevojshme ndaj brigjeve lumore (MacRA 1) ose digave të vogla tërthore (Mac.RA 2). Një gamë e madhe produktesh bën që të merren parasysh një kombinim të zgjidhjeve të bëra nga njeriu dhe natyra.

 

Digat e Vogla me Gabionë

Llojet e ndryshme të pendëve(weirs). Pendët klasifikohen në tri lloje, sipas formës të rrymës në qendër të rrjedhës:  pendë vertikale, pendë me shkallëzime dhe pendë e pjerrët.

Objektivi kryesor është të përcaktojmë një profil hidraulik ku ku transportohen grimcat përgjate shtratit te rrjedhës ne menyrë që filtrimi të jetë në ekuilibër. Përfshirja  e pendëve redukton pjerrësine e shtratit dhe për këtë arsye edhe të transportit.

Funksioni i pendëve. Pendët me gabion janë të forta, fleksibile dhe të lehta për tu instaluar, dhe janë përdorur si kryesore edhe si dy pendë kundra njëra-tjetrës dhe në instalime të mëdha. Materasët Reno janë përdorur për të veshur pellgjet për qetësim të ujërave ose për shpërndarje të energjisë nëse është e nevojshme.

Valëthyesit dhe Valepritesit në Lumenj

Lumenjtë janë një burim i infrastrukturës në shumë vende, dhe për këtë arsye ata duhet të jenë të lundrueshëm.

Për të ruajtur thellësinë e ujit të lumit në një nivel konstant e të lundrueshëm, mund të instalohen valëthyesit gjatësorë. Këta devijojnë rrjedhën e ujit drejt qendrës së kanalit dhe shfrytëzojnë veprimin e pastrim të ujit për të mbajtur të hapur kanalin për lundrim. Valëthyesit gjatësorë me gabionë instaluar në mënyrë tipike duke përdorur gabionët cilindrikë ose gabionët Sack.

Valëthyesit tërthorë janë struktura të cilat zgjaten në kanalin e lumit ose grykëderdhje, për të ndërprerë rrjedhën, për ta devijuar atë larg nga ana e lumit ku janë ndërtuar valëthyesit. Valëthyesit me gabionë përfaqësojnë një zgjidhje të provuar-dhe-testuar për fenomenet e mëdha të erozionit përgjatë rrjedhave ujore që karakterizohen nga ngarkesa të mëdha transportuese. Valëthyesit me gabionë krijojnë zonat  ” hidraulike të qeta “, ku transporti i i grimvave në shtrat  ndryshon në depozitimin, grumbullim të zonave të gërryera të shtratit të lumit dhe brigjeve lumore.

Lumenjtë e mëdhenj mund të përfshijnë valepritës, të cilat përdoren për të menaxhuar forcat e ujit të lumit mbi brigjet e lumit. Teknologji të ngjashme dhe qasje të tilla janë përdorur në valepritësit e lumenjve si ato të përdorura në valepritësit tanë bregdetar. Këto përfshijnë jo vetëm zgjedhjen e deformimit/ strukturës valëpritëse në vetvete, por edhe materasët (dyshekët) për themelet e strukturës, i cili është i rëndësishëm në parandalimin e gërryerrjeve nën ndërhyrje.

 

Këmbët e Urave

Zgjidhje për mbrojtjen ndaj erozionit. Strukturat tërthore mund të përfshihen gjithashtu në ura, këmbët e të cilave shpesh prishin kushtet hidraulike në një rrjedhë uji. Krijimi i moleve përgjatë brigjeve mund të rrisë erozionin dhe gërryerjen rreth këmbëve të urës. Duke përzgjedhur në gamën tonë për sistemet e mbrojtjes ndaj erozionit, ne mund të këshillojmë klientët mbi zgjidhjet e përshtatshme për mbrojtje afatgjata. Përveç kësaj, ne mund të sigurojmë mbështetje në mekanizmin më të mirë për instalim që minimizon ndërprerje të trafikut lumor ose problemet në mjedis.

Tombinot dhe Kalimet mbi Lumë

Kontroll për sfidat e fokusuara ndaj erozionit. Pengesat tërthore nëpër një rrjedhë uji, mund të shkaktojë probleme të erozionit për shkak të kushteve të ndryshuara hidraulike. Një rrugë e re mbi një lumë shpesh mund të përfshijë një tombino nën rrugë, e cila kufizon rrjedhjen natyrore të lumit në një tub apo strukturën në formë kutie (tombinot) të bëra nga njeriu. Këto profile hidraulike të ndryshueshme përqëndroinë forcat e erozionit në shtratin e lumit dhe duhet të kontrollohen.

 

Digat

Këto janë një lloj specifik i strukturave tërthore, dhe janë të projektuara për ta mbajtur ujin. Menaxhimi i ujit të bllokuar dhe gjendja e digës janë të rëndësishme. Duke u mbështetur në njohuritë tona inxhinierike hidraulike, ne u kemi ofruar klientëve punime në kanalizim dhe mbrojtje ndaj erozionit, të projektuar për të kontrolluar ujin rreth digës.

Kur digat janë të ekspozuara ndaj erozionit qoftë në kanalet e shkarkimit, kreshtë ose në sipërfaqe të digës, ne mund t’ju ndihmojmë. Ne mund t’i ndihmojmë klientët të kapërcejnë këto rreziqe, dukë përcaktuar nëse zgjidhja kërkon mbrojtje të drejtpërdrejtë ndaj erozionit ose një punë më të detajuar hidraulike.

Produktet

AL

need more information maccaferri