rockfall-web-test

Barrierat Dinamike

Barrierat tona dinamike (ose Gardhet Pritës) janë projektuar për të kapur/ pritur shkëmbinjtë në rënie dhe gurët përpara se atë të bien në infrastruktura, rrugët e transportit të ngarkesave në miniera ose zhvillime të tjera.

Barrierat Dinamike funizohen në një paketë të plotë. Të gjithë komponentët (me përjashtim të ankorave për tokën) janë në set, duke përfshirë rrjetën panel, ankorat e shtyllave, pllakëzat e bazës, kabllot dhe kapëset.

Barrierat ndaj mbrojtjes së shkëmbinjve ofrohen me një kapacitet për përthithje të energjisë deri në 8,500kJ.

Barrierat tona janë zhviluar në lidhje me kontraktorët specialistë dhe për pasojë përfshijnë karakteristika që e bëjnë instalimin e tyre të shpejtë e të sigurtë, duke kursyer kohë në terren.

Barrierat tona dinamike janë testuar dhe certifikuar në përputhje me European Test and Approval Guideline 27 (ETAG 27) të European Organisation for Technical Approvals (EOTA).

Maccaferri është certifikuar nga European Technical Approval (ETA) për gamën e tij të barriearve me kapacitete të përthithjes së energjisë nga 500kJ në 8,500kJ. Verifikimi i vazhdueshëm i detajuar i prodhimit, furnizimit dhe sistemeve të drejtimit kanë marrë certifikimin CE (standart për cilësinë) për sistemet e barrierave.

Duke përballuar një impakt të madh gjatë një ndodhie të rënies së shkëmbinjve, barriera deformohet në mënyrë plastike. Pjesa që mbetet e lartësisë të barierës gjatë impaktit është një karakteristikë shumë e rëndësishme; barriera mund të ekspozohet ndaj një impakti të dytë në rast të rënies pasuese të shkëmbinjve përpara se ajo të jetë riparuar. Të gjitha barrierat dinamike të Maccaferrit kanë një lartësi të mbetur të kategorisë më të lartë, Class A sipas ETAG 027.

Vini re se certifikimi me Markën CE varet prej fabrikës që prodhon barrierën prandaj ju lutemi të kontrolloni në zyrën teknike locale të Maccaferrit për ndihmë edhe nëse barrierat që janë në dispozicion në treg janë nën markën CE.

AL

need more information maccaferri