Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Puna Me Ne

workwithus

Ne besojmë se Maccaferri është një biznes unik. Ne kërkojmë, projektojmë, prodhojmë, furnizojmë dhe ndërtojmë zgjidhje inxhinierike në shumë sektorë të tregut. çdo projekt që ne punojmë është unik dhe kjo shumëllojshmëri nënkupton se çdo ditë ka zhvillime të reja.
Të qenit unik vjen nga njohuria jonë. Kjo kombinohet me një gamë të gjerë të produkteve cilësorë për të zgjidhur problemet e klientëve si muret mbajtëse, përforcime të dherave, kontrollit të erozionit, zvogëlimit të shkarjeve të shkëmbinjve dhe shumë të tjera. Inxhinierët tanë profesionistë duke operuar me degët tona lokale formojnë një rrjet global të ekspertizës; ne realisht ofrojmë mundësi në shkallë globale me njohurinë tonë në shkallë lokale.

 

Pse duhet të bashkoheni me ne:

Ne jemi rritur në mënyrë dramatike në këto 10 vitet e fundit duke u zgjeruar si gjeografikisht ashtu edhe në sektorët e tregut ku ne ofrojmë.

Çdo ditë, inxhinierët tanë zgjidhin problem teknike të klientëve tanë. Këta inxhinierë punojnë ngushtësisht me skuadrat tona komerciale.

Ne besojmë se ky mjedis dinamik është një vend i mirë për të punuar e rrethuar nga profesionistë të aftë e me motivim.

 

Çfarë kërkojmë ne:

Ne jemi gjithmonë të interesuar të ndjekim individë të talentuar nga shumë disiplina për të vazhduar rritjen tonë.
Të qënit një kompani globale, ndër rolet tona përfshihet edhe puna në shkallë ndërkombëtare. Ne kryesisht synojmë të rekrutojmë për të siguruar mundësi karriere për kolegët tanë të aftë.

Për funksionet tona teknike, një formim (ose trajnim) në inxhinierinë e ndërtimit dhe gjeoteknike është më me vlerë, sepse njohuritë mbi strukturat mbajtëse, strukturat e shkarkimit të lumenjve dhe përforcimit të dherave është e rëndësishme.
Pozicione të tjera si komerciale, marketing, finaciare dhe administrative kërkojnë aftësi të tjera.
Ne gjithashtu prodhojmë mbi më shume se 30 fabrika rreth botës që kërkojnë aftësi prodhimi.

Për të gjitha pozicionet aktuale na kontaktoni në group.hr@maccaferri.it

 

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This