Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Profili

Maccaferri-Company

Kush: Inxhinierë globalë

130 vjet më parë ne zbuluam Gabionët dhe ndryshuam në mënyrë dramatike panoramën e inxhinierisë së ndërtimit. Ne sot jemi ende duke e ndryshuar atë. Ne punojmë çdo ditë në gjithë këto 130 vite histori për të gjetur zgjidhje më të mira për klientët tanë kudo në çdo cep të botës. Ne bëjmë të mundur që inovacioni të ndodhë në botë, ne ndajmë njohurinë tonë të madhe për të shumëfishuar kompesimin në investime të klientëve dhe partnerëve tanë dhe ne ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për të themeluar marrëdhënie mbi baza të forta. Këta jemi ne: Maccaferri.

Ne jemi një kompani globale, me më shumë se 70 degë që operojnë në 5 kontinente, të pranishëm në më shume se 100 vende dhe me reth 3000 punonjës. Ne jemi profesionistë të mbispecializuar të trajtuar në projektimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve komplekse në tregun e fushës së inxhinierisë së ndërtimit, gjeoteknikës dhe mjedisit. Rrjeti ynë ndërkombtar rritet përmes ripërtëritjes dhe larmishmërisë së sektorëve të tij dhe përmes gamës në rritje të produkteve dhe aplikimeve cilësore dhe miqësore me mjedisin.

Ne jo thjesht shesim produkte: ne përpiqemi të jemi pika kryesore e referimit në anën teknike për projektimin dhe zhvillimin e projekteve të avancuara. Ne jemi fort të angazhuar të zgjidhim problemet e klientëve tanë duke siguaruar zgjidhje më të mira për ta nëpërmjet dëgjimit të vëmendshëm të tyre, ripërtëritjes dhe bashkëpunimit me ta.

Për të përmbushur sfidat e së ardhmes, ne kemi një aset shumë të fortë ku mbështetemi: 130 vite histori të dokumentuar duke filluar nga përpjekja gjeniale e Raffaele Maccaferri-it, i cili në vitin 1879 zbuloi Gabionin modern deri në rrjetin e tanishëm ndërkombëtar që operon në tregje të shumta. Sot ne jemi liderët e padiskutueshëm të prodhimit dhe furnizimit të gabionëve dhe produkteve të rrjetave të telit të lidhura me to, në industrinë globale të ndërtimit.

Të frymëzuar nga ambicie për të zgjidhur edhe më shumë probleme komplekse, zgjerimi ynë vazhdon të rritet: sot ne prodhojmë një gamë të gjerë të produkteve gjeosintetikë si gjeogride dhe gjeokompozite në fabrika të shumta mbarë botën. Ne përpiqemi gjithmonë për të sjellë risi. Ne jemi në kërkim për tu përmirësuar në mënyrë vazhdueshme. Ne jemi Macferri.

Çfarë: Nga projektimi tek zbatimi

Tek Maccaferri ne nuk shesim thjesht produkte: ne sigurojmë zgjidhje më të mira – ne identifikojmë, drejtojmë dhe u përgjigjemi nevojave specifike të çdo klienti. Maccaferri është një partner që punon afër klientit që nga fillimi i projektit, rrit vlerën e investimit nëpërmjet ekspertizës teknike dhe një gamë të gjerë të produkteve clësorë.

Zgjidhjet tona nisin nga faza e projektimit të projektit me qëllimin për të gjetur një zgjidhje. Pastaj, ne vazhdojmë në të gjitha hapat e zhvillimit të projektit në sinergji me degët tona; prodhimi, projektimi dhe implementimi i zgjidhjeve tona mbarë botën. Zgjidhjet tona janë gjithmonë fryti i bashkëpunimit të ngushtë dhe integrimit me zyrat qëndrore të Maccaferri-t në Itali, degëve tona lokale dhe nevojave të klientit.

Si : Qëndrueshmëri e shkëlqyer

Mbrojta e mjedisit është një faktor shumë i rëndësishëm për ne. Zgjidhjet që ofron Maccaferri janë më të mira ,sepse ato projektohen dhe zhvillohen në mënyrë të tillë që i japin rëndësi ndikimit të tyre në cilësinë e jetës dhe në mbrojtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm. Të njëjtat principe të respektit ndaj mjedisit dhe integritetit pasqyrohen në strukturën tonë të oganizimit. Ne punojmë me etikë. Ne gjithmonë jemi dalluar për besueshmërinë, transparencën dhe profesionalizmin e menaxhimit tonë. Punonjësit tanë ndjekin një Kod Etik të pakushtëzuar të sjelljes që mban dhe forcon integritetin dhe transparencën tonë në veprimet tona në përputhje me ligjet përkatëse.

Profili i ekzekutiv

Saimir Huta

Saimir Huta

Administrator
Ne Maccaferri Group ne-2004 ten
– Universitetin Politeknik te Tiranes per Inxhinieri Mekanike

Eva Lila

Eva Lila

Menaxher I departamentin e Finances
Ne Maccaferri Group ne-2015 ten
– Master Shkencor ne Ekonomi, dega Finance-Kontabilitet

Elvis Loli

Elvis Loli

Menaxher I departamentit Teknik Komercial
Ne Maccaferri Group ne-2011 ten
– Master Shkencor, dega Gjeoteknike ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit

Arber Kuçuku

Arber Kucuku

Menaxher I cilesise
Ne Maccaferri Group ne-2011 ten
– Universitetin Politeknik te Tiranes per Inxhinieri Mekanike

Nexhat Huta

Nexhat Huta

Drejtor I Fabrikes Maccaferri Balkans
Ne Maccaferri Group ne-2010 ten
– Shkollen industriale Politeknike Tirane

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This