RenoMesh

Home > Produkte > RenoMesh

RenoMesh

Image

Kastorët, baldosat dhe kafshët e tjera gërmuese ndonjëherë mund të shkaktojnë dëme mjaft të mëdha në shpatet e brigjeve, përgjatë digave ose në argjinaturat e mbushura me material vendi. Në raste të izoluara, dëmtime të tilla të shkaktuara nga këta gjitarë mund të çojnë në rritjen e rrezikut të shkaterrimit të shpatit me pasoja serioze permbytje për komunitetet që jetojnë në zonë. Zgavrat e krijuara nga kastorët mund të jenë me rrezik të lartë për stabilitetin e digës. RENOMESH, RENOMESH BIO dhe RENOMESH GREEN funksionojnë si një pengesë efektive afatgjatë kundër ndërhyrjes së kafshëve gërmuese, duke i dekurajuar ato të gërmojnë brenda bërthamës / argjinaturës dhe duke i nxitur të migrojnë në zona të tjera jokritike të lumit/infrastrukturës.

Maccaferri Renomesh është një zgjidhje e provuar: studimet fillestare të vëzhgimit u kryen nga Universiteti Teknik në Vjenë (Austri) për të gjetur nëse dhe si mund t’i parandalojmë këto kafshë që të gërmojnë në berthamen e një argjinature përgjatë lumenjve në Evropë. Pas testimit të disa llojeve të sistemeve penguese, studimi arriti në përfundimin se mënyra e vetme për të krijuar një pengesë efektive ndaj kafshimit të kastorëve është përdorimi i rrjetës së çelikut. Në të kaluarën përdoreshin materiale sintetike, për shkak të qëndrueshmërisë së tyre në ujë, por nuk ishin efektive kundër brejtësve.

Image

Testet e kryera në Universitetin e Teknologjisë së Vjenës në disa lloje të sistemeve penguese vërtetuan se rrjeta e çelikut është e vetmja mënyrë për të krijuar një pengesë të padepërtueshme për t’i rezistuar kafshimit të fortë të kastorit. Për më tepër, ato zgjidhje nxisin ngritjen e bimësisë, duke lehtësuar integrimin në mjedis. Ne përdorim çelik të ricikluar, duke kontribuar gjithashtu në uljen e emetimeve të CO2.