MacSafe

Home > Produkte > MacSafe

MacSafe

Image

Mbrojtja nga ndërhyrja e automjeteve “te rrezikshme” është bërë një prioritet kryesor për autoritetet në mbarë botën. Duke u mbështetur në përvojën tonë shumëvjeçare në mbrojtjen e popullates nga rreziqet natyrore, ne kemi zhvilluar një sistem të ri për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve nga kërcënimet njerëzore. MacSafe është një sistem i ri për parandalimin e inkursionit të automjeteve, i projektuar me vizionin e integrimit të sigurisë në mënyrë diskrete në peizazhin e zonave me trafik te renduar si aeroportet, shkollat, spitalet dhe atraksionet turistike.

Parandalimi i aksesit të automjeteve luan një rol kritik në mbrojtjen kundër terrorizmit dhe sistemi ynë i ri është zhvilluar si përgjigje e nevojës për të përmirësuar vazhdimisht sigurinë publike. Sistemi është i akredituar dhe certifikuar per testet kunder perplasjes nga IUAV (Universiteti i Venecias) dhe një instalim i kohëve të fundit në Nice, Francë është projektuar për të ndaluar një kamion 19 ton që udhëton me 50 km/h.

Image

Sistemi MacSafe përbëhet nga dy kabllo çeliku me rezistence te larte ne terheqje, të ankoruar në çdo skaj me sistemin tonë të patentuar të shpërndarjes së energjisë. Kabllot mbështeten në shtylla çeliku tubolare të cilat janë të fiksuara në tokë. Forca e goditjes së automjetit shpërndahet përmes kabllove dhe shtyllave dhe absorbohet brenda shpërndarësve të patentuar të energjisë. Energjia absorbohet përmes deformimit nga forca shtypese dhe jo nga fërkimi. Kjo siguron performancë më të mirë dhe më të besueshme gjatë gjithë jetëgjatësise së barrierës.