FlexMac DT

FlexMacDT përdoret si njëzgjidhje e shpejtë per vendosjen e barrierave për mbrojtjen nga përmbytjet, ngritjen e argjinaturave dhe për të ofruar mbështetje për punimet e përkohshme. Ai përbëhet nga një strukturë shumëqelizore e bërë nga rrjetë teli me hoje gjashtëkëndore me dopio torsion. Rrjeta është e përforcuar me shufra çeliku vertikale dhe e veshur nga brenda me një shtrese gjeotekstile jo të endur.
Struktura qelizore është e mbushur me materiale mbushëse të disponueshme në vend për të siguruar një sistem qe pengon rritjen e niveli te ujit , ose për gërmimet mbështetëse në punime të përkohshme. Njësitë FlexMac DT janë bashkuar me njëra-tjetrën në mënyrë gjatësore duke përdorur kunjat lidhëse për të perfituar gjatësinë e kërkuar të strukturës.

Rrjeta e telit me hoje gjashtëkëndore me dopjo torsion është projektuar për të siguruar rezistence me fleksibilitet. Kjo i jep strukturës fleksibilitet më të madh se zgjidhjet më të ngurta dhe është ideale në zonat ku mund të ndodhin ulje diferenciale. Pasi njësia FlexMac DT arrin nivelin e saj kritik te punes , është e mundur të ripërdoret njësia, duke e ngritur me kujdes, duke lejuar që materiali i mbushjes të bjerë jashtë. Suksesi i këtij operacioni varet nga materiali mbushës i përdorur dhe gjendja e njësisë pas përdorimit.
Success Stories
FLOOD EMERGENCY RESPONSE PROJECT
In May 2019, before the flood reached its peak, the city was able to create flood control barriers using FlexMac DT in multiple strategic locations
