Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Maccaferri Balkans prjekton dhe ndërton Sistemin Terramesh dhe Gabion

Terramesh

Maccaferri projekton dhe ndërton një strukturë muri me Gabion dhe sistem Terramesh me tokë të armuar për një projekt në Malin e Dajtit.

Sistemi i njohur Terramesh është një system modular i përdorur për të formuar një mur me tokë të armuar me fasadë guri (i njohur si Tokë e Stabilizuar Mekanikisht) dhe mbushje për trasetë e rrugëve. Ai ka një përdorim global në disa nga zgjidhjet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, duke përmendur ketu një nje nga strukturat me tokë të armuar më të larta në botë; 74m e lartë. Njesitë Terramesh janë të prodhura nga rrjetë teli e përdredhur dyfish me cilësi të lartë, i cili është i galvanizuar dhe i veshur me pvc për të siguruar mbrotje afatgjatë nga korrozioni.

Një masë shtesë mbrotje me veshje pvc aplikohet edhe për gabionat që parashikohen të ndërtohen në mjedise agresivë, ose kur kërkohet një jetëgjatësi më e madhe. Gabionat dhe Terrameshi shpesh herë ndërtohen në kombinim me njëri-tjetrin duke ndërtuar kështu një strukturë hibride me kosto efektive. Ne këtë mënyrë Maccaferri vazhdimisht kombinon më shumë se një produkt në projektet dhe zgjidhjet e veta për ti optimizuar ato në favor të klientit.

Së fundmi një projekt në Tiranë tregon qartë se si këto produkte mund të përdoren së bashku, konkretisht, për ndërtimin e një Muri me Tokë të Armuar, me qëllimin për mbrotjen e një Hoteli. Maccaferri Balkans së fundmi furnizoi me produkte dhe realizoi një mur me tokë të armuar dhe me tre shkallëzime në Malin turistik të Dajtit në Tiranë.

Baza e murit u ndërtua me gabione (me hapje rrjete 8×10) dhe me dimensione tëthore 4m gjërësi me 6m lartësi. Në shkallëzimin e dytë dhe të tretë është përdorur sistemi me tokë të armuar Terramesh ku për lehtësi dhe eficensë është përdorur material shtesë, gjeogridi Paralink si një përforcues kryesor. Muri në shkallëzimin e dytë me tokë të armuar i është dhënë një formë L dhe ka një gjatësi 76m dhe lartësi 12m.

Muri në shkallëzimin e tretë është një mur po me tokë të armuar dhe me Terramesh dhe ka një gjatësi prej 84m dhe lartësi 8m. Për shkak të lartësisë së madhe, projektimit të strukturës me Terramesh, përvec perfocuesit të vetë njësisë Terramesh, i është bashkangjitur edhe përdorimi i perforocuesit me polimer. Aftësia mbajtëse u sigurua nga përdorimi i Paralink 300 në bazën e strukturës dhe Macgrid EG 60.3 ne pjesët e sipërme të murit.

Gjatësitë e këtyre gjeogrideve polimerik brenda në masën e dheut shkojnë në 13m gjatësi. Qëllimi i ndërtimit të kësaj strukture të rëndësishme është mbrotja e Hotelit së bashku me parkimin e tij nga mundësia e rënies së shpatit. Gjithashtu, ky mur është projektuar të mbajë edhe pishinën që do të ndërtohet në afërsi të tij si dhe rrugën lokale që kalon atje.

Maccaferri mbështeti klientin në fazën e projektimit, vlerësimit të kushteve duke marrë në konsideratë koeficentët sizmik të zonës për të arritur në zgjidhjen më të mirë referuar kushteve të të terrenit.

Për shumë informacion, ju lutem të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This