Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj viziton fabrikën e Maccaferri Balkans

Home > News > Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj viziton fabrikën e Maccaferri Balkans
29 January 2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj viziton fabrikën e Maccaferri Balkans

Më 19 janar 2024, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi fabrikën e Maccaferrit në Shijak, Shqipëri. Ai u prit nga CEO i Grupit, Lapo Vivarelli Colonna dhe Robert Masha, administratori i Maccaferri Balkans.

Vizita institucionale ishte një mundësi për të komunikuar planet e Maccaferri Balkans për të ardhmen dhe përkushtimin e Grupit ndaj tregut vendas, si dhe iniciativat që synojnë nxitjen e studimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve ekologjike. Pas një prezantimi të Grupit dhe filialit shqiptar, ku u nënvizuan rëndësia strategjike e qendrës dhe planet e zhvillimit, Kreu i Shtetit pati mundësinë të vizitojë zonën e showroom-it, ku shfaqen aplikimet kryesore dhe sistemet inovative të Maccaferrit. Së fundi, CEO i Maccaferri dhe administratori i Maccaferri Balkans i treguan Presidentit ambjentet e fabrikes, duke theksuar teknologjitë inovative dhe duke prezantuar gamën e produkteve të Maccaferri.
Kishim nderin të mirëprisnim Presidentin Shqiptar Bajram Begaj, së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj, në fabrikën tonë në Shijak, e cila synon të bëhet qendra kryesore e prodhimit të Grupit për Evropën dhe Lindjen e Mesme, si dhe një qendër ekselence për zhvillimin e sektorit të prodhimit të teknologjive të avancuara në përputhje me tendencat e Industrisë 4.0.

Falenderojmë gjithashtu Kryetarin e Bashkisë Shijak Elton Arbana, Drejtoreshën e Confindustria Italy në Shqipëri Gerta Bilali, deputetin e Durrësit Ilir Ndraxhi dhe prefektin e Durrësit Emiljan Jani, të cilët morën pjesë në vizitë.

Image