tunnelling2

Përmirësime përmes blerjes. Ekspertiza jonë për tunelet është zgjeruar nëpërmjet blerjes së fundit të specialistit evropian të tuneleve, ELAS Geotechnica.
Sipërmarrja e përbashkët Bekaert-Maccaferri. Në tetor të vitit 2014 kemi hyrë në shitje dhe shpërndarje globale JV me Bekaert. Sipërmarrja e përbashkët, Bekaert-Maccaferri Zgjidhje për Nëntokën do tu shërbejë tregjeve të ndërtimit nëntokësor si një bazë në të gjithë botën, përveç në territorin e Kinës dhe Hong Kongut, Argjentinës, Brazilit, Paraguait, Perusë, dhe Uruguajit, ku Bekaert dhe Maccaferri do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Një zgjidhje për çdo fazë. Ne ofrojmë zgjidhje për të gjitha fazat e proçesit të tuneleve:

  • Punime hyrjeje dhe sisteme suporti
  • Përforcim çeliku dhe konsolidim të fasadave te eksavuara
  • Hidroizolim
  • Veshje të dorës së parë dhe drenazhim
  • Veshje përfundimtare.

Mbështesim plotësisht klientët tanë. Ne mund tu sigurojmë klientëve konsulenca të specializuara teknike dhe mbështetje; analizë teknike të projektit, projektim, zgjidhje/ zgjedhjen e produktit dhe (në disa rajone) instalimin.

Zgjidhje specialisti. Zgjidhje Specialisti për  tunele përfshijnë bulonat me vetë-shpim dhe ankora çeliku, shufra të përforcuara me fije qelqi dhe tuba, tuba drenazhimi dhe veshje përfundimtare prej qeramike. Shumë prej tyre janë të dizajnuara në mënyrë specifike për të kursyer kostot e ndërtimit dhe kohën. Për shembull, Sistemi unik i Suportit për Tunelet, me patentë B.ZeroTondo përmban harqe ciulindrikë prej çeliku, të mbushura me beton të derdhur, me efikasitet të përmirësuar strukturor krahasuar me suportet tradicionalë të harkuar e prej çeliku.

Zgjidhje

AL

need more information maccaferri