Facebook pixel

Maccaferri Balkans Shpk dhe CWI Albania mbështesin familjet e prekura nga zjarret në Skënderbegas, Gramsh.

Home > News > Maccaferri Balkans Shpk dhe CWI Albania mbështesin familjet e prekura nga zjarret në Skënderbegas, Gramsh.
11 September 2025

Maccaferri Balkans Shpk dhe CWI Albania mbështesin familjet e prekura nga zjarret në Skënderbegas, Gramsh.

September 2025 – Tirana, Albania

Skënderbegas, Gramsh- Maccaferri Balkans Shpk në bashkëpunim me  partnerin e saj CWI Albania ofruan mbështetje për disa nga familjet e prekura nga zjarret shkatërrimtare, të cilat përfshinë fshatin Skënderbegas të Gramshit dhe gjithë Shqipërinë në muajin gusht.

Dy kompanitë kontribuan duke dhuruar bagëti për familjet që kishin humbur jo vetëm kafshët, por edhe burimin e tyre të vetëm të të ardhurave gjatë zjarreve.

Momenti i dorëzimit të donacionit u zhvillua në praninë e të gjithë banorëve dhe të administratorit lokal, i cili edhe organizoi shpërndarjen e tij. Përfaqësuesit e dy kompanive u pritën me mirënjohje dhe falenderime nga ky komunitet i cili u godit rëndë nga zjarret në muajin gusht.

Kjo nismë është një dëshmi e qartë e angazhimit të Maccaferri Balkans Shpk dhe CWI Albania për të qëndruar pranë komuniteteve lokale, veçanërisht në momentet më sfiduese, duke u përputhur plotësisht me vlerat dhe përgjegjësinë sociale të të dy kompanive.