2026
Qukes - Qafe Plloc- Pogradec, Albania
Garden Line shpk
ARRSH (AlbanianRoadAuthorithy)
Rawafed Al-TorokContracting Est.
Qukes – Qafe Plloce Road-Lot3, Slope Protection and Erosion Control
Challenge
Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në juglindje të Shqipërisë, i inauguruar së fundmi. Kjo rrugë me gjatësi 43 km synon të përmirësojë lidhjet e transportit dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të rajonit, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit.
Projekti origjinal, i hartuar në vitin 2011, bazohej në praktika të vjetruara projektimi dhe nuk ishte në përputhje me standardet aktuale të Eurokodeve. Pas fillimit të punimeve, Kontraktori hasi në sfida të konsiderueshme gjeologjike dhe kushte në terren që ndryshonin ndjeshëm nga ato të parashikuara në projektin fillestar.
Krahas ridizenjimit të strukturave mbajtëse, një tjetër sfidë e rëndësishme ishte gërmimi i skarpatave të larta përgjatë gjurmës së rrugës. Për shkak të terrenit të pjerrët malor dhe kushteve të pafavorshme gjeologjike, u bë e nevojshme zbatimi i masave të gjera për stabilizimin dhe mbrojtjen e skarpatave, me qëllim minimizimin e rrezikut të paqëndrueshmërisë, parandalimin e rënies së shkëmbinjve dhe erozionit, si dhe garantimin e sigurisë dhe performancës afatgjatë të infrastrukturës rrugore.
Solution
Për këtë arsye, Klienti përzgjodhi Maccaferri, lider botëror në fushën e zgjidhjeve gjeoteknike dhe stabilizimit të skarpatave, për të mbrojtur skarpatat. Për skarpatat shkëmbore u përdorën sistemet Steelgrid® në kombinim me ankorime, me qëllim stabilizimin e masave të paqëndrueshme shkëmbore dhe parandalimin e rënies së gurëve. Ndërsa për skarpatat me dhe u zgjodhën gjeomatet antierozive MacMat®, të cilat sigurojnë mbrojtje efektive të sipërfaqes ndaj erozionit, duke favorizuar njëkohësisht zhvillimin afatgjatë të vegjetacionit dhe integrimin e strukturave me mjedisin natyror.
Used Products

MacArmour & SteelGrid
MacArmour MacArmour është një produkt 2-në-1 që kombinon një strukturë homogjene kavove te çelikut ne dy drejtime,Shiko
MacMat R
Gjeomatet e përforcuara janë të përbëra ku struktura mat 3D ne brendesi te një përforcimi që mund të jetë ose një rrjetë çeliku me dopio torsion ose nShikoMacMat
Si MacMat® ashtu edhe MacMat® R janë zgjedhje të shkëlqyera për inxhinierinë civile, infrastrukturën dhe projektet e mbrojtjes së mjedisit. InxhinierëShiko



