Mbrojtja Mjedisore
Disa aktivitete tradicionale njerëzore janë jetike për rritjen sociale dhe ekonomike, por në të njëjtën kohë mund të ndikojnë thellësisht mjedisin duke kontribuar në ndotjen dhe çlirimin e substancave të dëmshme. Me kalimin e viteve, rritja e ndërgjegjësimit për ndikimet që mund të kenë veprimet njerëzore në mjedis ka çuar në njohjen e nevojës për një transformim teknologjik.
Maccaferri ka prioritet mbrojtjen e mjedisit. Ne punojmë për të reduktuar rreziqet për komunitetet, për të minimizuar ndikimet mjedisore dhe për të krijuar një bashkëjetesë të ekuilibruar midis nevojave antropologjike dhe kufijve natyrorë. Përvoja e fituar në projekte të panumërta na mundësoi të krijojme zgjidhje inovative për t’iu përshtatur kërkesave specifike të projektit dhe për të parandaluar në mënyrë efikase ndotjen e mjedisit.