Punimet e kanalizimeve

Nje shekull eksperience e kombinuar me inovacion modern

Një veshje mbrojtëse shpesh aplikohet , në shtratin e kanaleve hidraulike për të ruajtur performancën afatgjatë të rrjedhës. Pa mbrojtje, erozioni i kanalit do të ndodhë si rezultat i sforcimeve hidraulike prerëse që veprojnë në sipërfaqen e dheut.

Ne ofrojmë një gamë të gjere të sistemeve të mbrojtjes hidraulike nga erozioni që integrohen lehtësisht me mjedisin natyror, të gjitha të testuara rigorozisht për t'i bërë ballë ngarkesave mekanike dhe të zgjedhura për të instaluar thjesht. Sistemet variojnë nga dyshekët e lehtë të biodegradueshëm, deri te dyshekët tanë të njohur Reno Mattresses Plus me veshje polimer, siç kërkohet nga standardet ndërkombëtare per mjediset hidraulike.

Ne kemi mbi një shekull përvojë në strukturat e kontrollit dhe kanalizimeve të ujit: zgjidhjet tona bazohen në këtë eksperiencë, por gjithashtu përfshijnë inovacione moderne, si teknika bioinxhinierike të dheut dhe veshje te pershtatshme me mjedisin, si PoliMac. Veshja PoliMac është rezultat i fushatave eksperimentale që synojnë gjetjen e një mbrojtjeje teli kundër sulmeve kimike dhe forcave gërryese të krijuara nga sedimentet e transportuara nga kanali. PoliMac është testuar rigorozisht në laboratorët tanë dhe në institutet kryesore kërkimore të jashtme për t'u ofruar klientëve tanë mbrojtjen më efektive kundër fenomeneve të degradimit të produkteve të çelikut që ndodhin në mjediset e lumenjve. Inxhinierët tanë mund të japin suport per klientët tanë për të kuptuar problemet inxhinierike dhe forcat e ujit që duhen kontrolluar për të dizajnuar më mirë zgjidhjet hidraulike më efektive dhe me miqesore me mjedisin me përdorimin e softuerit MacRA Studio Design Filloni të projektoni ndryshimin me ne!

channelling works_2_new
Channeling works_4.jpg

Produkte të lidhura me
Punimet e kanalizimeve

Lidhuni me ne

Nëse jeni dakord me Politikën e Privatësisë të kompanisë dhe keni kuptuar përmbajtjen e saj, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave në mënyrën e parashikuar nga politika e privatësisë e kompanisë, për dërgimin e komunikimeve promovuese për shërbimet/aktivitetet e ofruara nga Kontrolluesi i të Dhënave. *

Për më tepër, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për komunikimin e të dhënave tuaja personale te Filialet e Maccaferri, dhe transferimin e mundshëm jashtë BE-së që mund të rezultojë, për qëllimet e tyre, përfshirë ato të natyrës promovuese (dërgimi i komunikimeve të marketingut) *