Argjinaturat me pilota

Sfidat e bazamentit te dobet

Ka shumë situata ku është e nevojshme të kufizohet vendosja vertikale e një argjinature, për shkak të konsolidimit të një themeli të butë. Për shembull: − Shtresat e trasha të tokës së butë në përgjithësi mund të jenë problematike, si dhe ulja diferenciale − Ndërtimi ngjitur me strukturat egzistuese në themele me pilota (p.sh. kalatat mbështetëse të urës) − Kufijtë e dobet të shërbimit për argjinaturën e mësipërme Në këto situata, argjinatura zakonisht ndërtohet mbi një themel me pilota.

Paralink: i fortë dhe me kosto efektive Gjeogrida me rezistencë të lartë Paralink® ose MacGrid® WG, që ofrojnë rezistencë të lartë me karakteristika deformimi shumë të ulët, të përdorura së bashku me pilotat, mund të zevendesojne pllakën e themelit të argjinaturës. Këto rrjeta vendosen në një shtresë të vetme brenda një shtrese granulare, menjëherë në kontakt pjesen e siperme te pilotave.

Rrjetat, me jetëgjatësi të projektuar mbi 120 vjet, duke punuar së bashku me dherat, thithin forcat e transmetuara nga argjinatura sipër, duke i transferuar ato vertikalisht në pilotat mbështetëse. Prania e Paralink® rrit performancën e përgjithshme të argjinaturës me pilota; rezultati është se pilotat mund të vendosen më large , duke ulur kostot. Përdorimet e MacTex. Për kushte më pak të vështira ose afatshkurtra, mund të merren parasysh gjeotekstilet përforcuese me poliester të thurura MacTex® W. Ne kemi zbatuar shumë projekte të argjinaturës me pilota në mbarë botën duke na bërë një lider të vërtetë në këto aplikime. Zgjidhje të personalizuara. Duke përdorur softuerin specifik të projektimit Maccaferri, MacBARS dhe aftësinë për të personalizuar produktet brenda fabrikave tona (gjatësia, gjerësia, forca specifike e njësisë), ne mund të optimizojmë projektet për klientët tanë duke ofruar zgjidhjet me vlerën më të mirë.

Piled_Embankments_2

Produkte të lidhura me
Argjinaturat me pilota

Lidhuni me ne

Nëse jeni dakord me Politikën e Privatësisë të kompanisë dhe keni kuptuar përmbajtjen e saj, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave në mënyrën e parashikuar nga politika e privatësisë e kompanisë, për dërgimin e komunikimeve promovuese për shërbimet/aktivitetet e ofruara nga Kontrolluesi i të Dhënave. *

Për më tepër, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për komunikimin e të dhënave tuaja personale te Filialet e Maccaferri, dhe transferimin e mundshëm jashtë BE-së që mund të rezultojë, për qëllimet e tyre, përfshirë ato të natyrës promovuese (dërgimi i komunikimeve të marketingut) *