RenoMesh

Barrierë kundër kafshëve gërmuese për argjinaturat

Kastorët, baldosat dhe kafshët e tjera gërmuese ndonjëherë mund të shkaktojnë dëme mjaft të mëdha në shpatet e brigjeve, përgjatë digave ose në argjinaturat e mbushura me material vendi. Në raste të izoluara, dëmtime të tilla të shkaktuara nga këta gjitarë mund të çojnë në rritjen e rrezikut të shkaterrimit të shpatit me pasoja serioze permbytje për komunitetet që jetojnë në zonë. Zgavrat e krijuara nga kastorët mund të jenë me rrezik të lartë për stabilitetin e digës. RENOMESH, RENOMESH BIO dhe RENOMESH GREEN funksionojnë si një pengesë efektive afatgjatë kundër ndërhyrjes së kafshëve gërmuese, duke i dekurajuar ato të gërmojnë brenda bërthamës / argjinaturës dhe duke i nxitur të migrojnë në zona të tjera jokritike të lumit/infrastrukturës.

Maccaferri Renomesh është një zgjidhje e provuar: studimet fillestare të vëzhgimit u kryen nga Universiteti Teknik në Vjenë (Austri) për të gjetur nëse dhe si mund t'i parandalojmë këto kafshë që të gërmojnë në berthamen e një argjinature përgjatë lumenjve në Evropë. Pas testimit të disa llojeve të sistemeve penguese, studimi arriti në përfundimin se mënyra e vetme për të krijuar një pengesë efektive ndaj kafshimit të kastorëve është përdorimi i rrjetës së çelikut. Në të kaluarën përdoreshin materiale sintetike, për shkak të qëndrueshmërisë së tyre në ujë, por nuk ishin efektive kundër brejtësve.

Testet e kryera në Universitetin e Teknologjisë së Vjenës në disa lloje të sistemeve penguese vërtetuan se rrjeta e çelikut është e vetmja mënyrë për të krijuar një pengesë të padepërtueshme për t'i rezistuar kafshimit të fortë të kastorit. Për më tepër, ato zgjidhje nxisin ngritjen e bimësisë, duke lehtësuar integrimin në mjedis. Ne përdorim çelik të ricikluar, duke kontribuar gjithashtu në uljen e emetimeve të CO2.

Renomesh 3_new
Renomesh 4_new

Histori Suksesi
Ndërtuar, jo thjesht vizatuar

Zbuloni më shumë

Thellohuni në
RenoMesh

Brochure_Anti-Burrowing-Solutions_ALB

PDF · 11.3 MB

Maccaferri Applications Guide - Brochure

PDF · 50.3 MB

Çfarë mund të bëjmë me
RenoMesh

Lidhuni me ne

Nëse jeni dakord me Politikën e Privatësisë të kompanisë dhe keni kuptuar përmbajtjen e saj, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave në mënyrën e parashikuar nga politika e privatësisë e kompanisë, për dërgimin e komunikimeve promovuese për shërbimet/aktivitetet e ofruara nga Kontrolluesi i të Dhënave. *

Për më tepër, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për komunikimin e të dhënave tuaja personale te Filialet e Maccaferri, dhe transferimin e mundshëm jashtë BE-së që mund të rezultojë, për qëllimet e tyre, përfshirë ato të natyrës promovuese (dërgimi i komunikimeve të marketingut) *