MacSafe

Sistem diskret parandalimi i depërtimit të automjeteve

Mbrojtja nga ndërhyrja e automjeteve "te rrezikshme" është bërë një prioritet kryesor për autoritetet në mbarë botën. Duke u mbështetur në përvojën tonë shumëvjeçare në mbrojtjen e popullates nga rreziqet natyrore, ne kemi zhvilluar një sistem të ri për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve nga kërcënimet njerëzore. MacSafe është një sistem i ri për parandalimin e inkursionit të automjeteve, i projektuar me vizionin e integrimit të sigurisë në mënyrë diskrete në peizazhin e zonave me trafik te renduar si aeroportet, shkollat, spitalet dhe atraksionet turistike.

Parandalimi i aksesit të automjeteve luan një rol kritik në mbrojtjen kundër terrorizmit dhe sistemi ynë i ri është zhvilluar si përgjigje e nevojës për të përmirësuar vazhdimisht sigurinë publike. Sistemi është i akredituar dhe certifikuar per testet kunder perplasjes nga IUAV (Universiteti i Venecias) dhe një instalim i kohëve të fundit në Nice, Francë është projektuar për të ndaluar një kamion 19 ton që udhëton me 50 km/h.

Sistemi MacSafe përbëhet nga dy kabllo çeliku me rezistence te larte ne terheqje, të ankoruar në çdo skaj me sistemin tonë të patentuar të shpërndarjes së energjisë. Kabllot mbështeten në shtylla çeliku tubolare të cilat janë të fiksuara në tokë. Forca e goditjes së automjetit shpërndahet përmes kabllove dhe shtyllave dhe absorbohet brenda shpërndarësve të patentuar të energjisë. Energjia absorbohet përmes deformimit nga forca shtypese dhe jo nga fërkimi. Kjo siguron performancë më të mirë dhe më të besueshme gjatë gjithë jetëgjatësise së barrierës.

MacSafe_3.jpg
MacSafe_4.jpg

Histori Suksesi
Ndërtuar, jo thjesht vizatuar

Zbuloni më shumë

Çfarë mund të bëjmë me
MacSafe

Lidhuni me ne

Nëse jeni dakord me Politikën e Privatësisë të kompanisë dhe keni kuptuar përmbajtjen e saj, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave në mënyrën e parashikuar nga politika e privatësisë e kompanisë, për dërgimin e komunikimeve promovuese për shërbimet/aktivitetet e ofruara nga Kontrolluesi i të Dhënave. *

Për më tepër, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për komunikimin e të dhënave tuaja personale te Filialet e Maccaferri, dhe transferimin e mundshëm jashtë BE-së që mund të rezultojë, për qëllimet e tyre, përfshirë ato të natyrës promovuese (dërgimi i komunikimeve të marketingut) *