Përforcimi i dherave dhe mbetjeve margjinale

Maksimizimi i vëllimeve të depozitimit të mbetjeve në një botë më të populluar. Me një popullsi botërore në rritje, njerëzimi po prodhon sasi në rritje të mbeturinave. Ky problem shtohet nga vështirësia për të gjetur zona që mund të përdoren për ruajtjen e mbetjeve ose materialeve të rrezikshme. Prandaj, çdo teknologji që maksimizon vëllimet e depozitimit të mbetjeve mund të kete perfitime mjedisore dhe gjithashtu të kursejë paratë e operatorëve të landfillit.

Rritja e kapacitetit vellimor duke ulur kostot Ne jemi me përvojë dhe kemi patur sukses në zbatimin e strukturave të përforcuara të tokës, në të cilat mbetjet që do të depozitohen bëhen vetë materiali i 'mbushjes strukturore'. Gjeogridat Paragrid®, Paralink® dhe MacGrid® WG janë përdorur me rezultate pozitive si për sa i përket përmirësimit të kapacitetit (deri në trefishin e vëllimit për të njëjtën sipërfaqe landfilli) dhe kostove.

Produktet unike të Maccaferri ndihmojnë në luftimin e paqëndrueshmërisë gjeoteknike. Të njëjtat përforcime dheu janë përdorur edhe në projekte për përforcimin e argjinaturave rrethuese të landfilleve. Të ndërtuara në mënyrë tipike nga materiale me veti kohezive, këto argjinatura mund të paraqesin probleme të stabilitetit gjeoteknik. Për këto aplikacione, përdorimi i gjeogridës unike Paradrain® mund të ndihmojë. Paradrain® jo vetëm që përforcon dheun, por gjithashtu zvogëlon presionin e ujit pore në mbushjen kohezive për shkak të pranisë së poreve integrale të drenazhit në sipërfaqen e gjeogridit. Krijimi i këtyre argjinaturave të pjerrëta të përforcuara rrethuese të tokës dhe njesive të landfillit, maksimizon vëllimin e disponueshëm për mbetjet, krahasuar me shpatet e papërforcuara.

Reinforcement of Marginal Soils and Waste

Produkte të lidhura me
Përforcimi i dherave dhe mbetjeve margjinale

Lidhuni me ne

Nëse jeni dakord me Politikën e Privatësisë të kompanisë dhe keni kuptuar përmbajtjen e saj, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave në mënyrën e parashikuar nga politika e privatësisë e kompanisë, për dërgimin e komunikimeve promovuese për shërbimet/aktivitetet e ofruara nga Kontrolluesi i të Dhënave. *

Për më tepër, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për komunikimin e të dhënave tuaja personale te Filialet e Maccaferri, dhe transferimin e mundshëm jashtë BE-së që mund të rezultojë, për qëllimet e tyre, përfshirë ato të natyrës promovuese (dërgimi i komunikimeve të marketingut) *