Përmirësimi i shtresave te poshtme

Çështjet që lidhen me rrugët të bëra nga materiali I palidhur dhe bazamentet e pistave. Nënshtresat dhe rruget hyrese të bëra nga materiale të palidhura mund të vuajnë nga një sërë çështjesh që plakin para kohe rrugën; duke përfshirë: – Dështimi i kapacitetit mbajtës – Ulje diferenciale – Shkaterrim – Qasje ne tokë të lagësht/të ngopur – Trashësia e shtresës së ndërtimit – Nënshtresa të dobëta

Këto efekte janë të dukshme në shumë aplikime, duke përfshirë bazamentet e shinave hekurudhore, shtegjet pyjore, rrugët e transportit të minierave, kantieret e ndërtimit dhe zonat e parkimit. Zgjidhje të përforcimit të gjeogridës për të përmirësuar performancën. Përforcimi i projektuar dhe i instaluar siç duhet, i vendosur brenda shtresave të grimcuara të palidhura përmirëson performancën e shtratit të rrugës ose shtegut, duke zgjatur jetën e saj dhe duke rritur intervalet e mirëmbajtjes. Përforcimi i gjeogridës funksionon në bashkëpunim me materialet kokrrizore, duke i ndihmuar ata të performojnë më mirë se sa në një gjendje të papërforcuar.

Dy mekanizma punojnë për të rritur modulin elastik dhe kapacitetin mbajtës, duke rezultuar në përmirësimin e rezistencës ndaj deformimeve dhe gërvishtjeve. – Kufizim anësor ndaj grimcave të agregatit – Efekti i membranës së tendosur Përmirësimi i performancës duke zvogëluar trashësinë. Përveç kësaj, përforcimi mund të zvogëlojë trashësinë e shtresës me një të tretën dhe të përmirësojë performancën e nënshtresës. Ekspertiza e Maccaferrit mund të sjellë zgjidhjet më të mira. Duke përdorur softuerin tonë të projektimit MacREAD, ne mund të optimizojmë marrëdhënien midis përforcimit të gjeogridit (ose gjeotekstilit) dhe trashësisë së nën-shtreses për të krijuar zgjidhje me koston më të mirë.

Sub-grade Improvement
sub-grade improvement_3.jpg

Produkte të lidhura me
Përmirësimi i shtresave te poshtme

Lidhuni me ne

Nëse jeni dakord me Politikën e Privatësisë të kompanisë dhe keni kuptuar përmbajtjen e saj, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave në mënyrën e parashikuar nga politika e privatësisë e kompanisë, për dërgimin e komunikimeve promovuese për shërbimet/aktivitetet e ofruara nga Kontrolluesi i të Dhënave. *

Për më tepër, Kontrolluesi i të Dhënave ju pyet nëse jepni pëlqimin për komunikimin e të dhënave tuaja personale te Filialet e Maccaferri, dhe transferimin e mundshëm jashtë BE-së që mund të rezultojë, për qëllimet e tyre, përfshirë ato të natyrës promovuese (dërgimi i komunikimeve të marketingut) *