Tetori rozë në Maccaferri Balkans: ndërgjegjësimi që bën ndryshimin
Edhe këtë tetor, Maccaferri Balkans iu bashkua nismës së Tetorit Rozë, Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, duke vënë në qendër rëndësinë e shëndetit, parandalimit dhe kontrolleve të rregullta mjekësore.
Në kuadër të kësaj nisme, kompania organizoi një takim informues për punonjësit, me qëllim ndarjen e informacionit të vlefshëm mjekësor, nxitjen e diskutimeve të hapura dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e Dr. Ralf Salihit nga Wellness Albania, i cili ndau informacione dhe këshilla të vlefshme mbi parandalimin dhe kontrollet për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Gjithashtu, Blenda Begteshi, Koordinatore e Spitalit Amerikan në Stamboll, ndau përvojën e saj profesionale në mbështetjen dhe kujdesin ndaj pacienteve që përballen me këtë sëmundje.
Përmes kësaj nisme, Maccaferri Balkans synon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në krijimin e një kulture ku kujdesi për shëndetin është gjithmonë përparësi. Kompania mbetet e përkushtuar ndaj mbështetjes së nismave që nxisin kontrollet parandaluese, zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe informimin e gjithsecilit mbi çështjet e shëndetit.
Në Maccaferri Balkans, Tetori do të jetë gjithmonë Rozë. Sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë dhe kujdesi për shëndetin fillon nga secili prej nesh. 🎀