Vertical-Drainage-Works

Uji i tepërt apo i pakontrolluar në tokë mund ta dobësojë atë, duke shkaktuar probleme të shumta. Menaxhimi i vërshimit të ujit nga sipërfaqet e ujit brenda në tokë, është një nga aspektet më të rëndësishme që ndikojnë në performancën afatgjatë të kësaj strukture.

Rëndësia e menaxhimit të vërshimit të ujit. Uji i tepërt apo i pakontrolluar në tokë mund ta dobësojë atë, duke shkaktuar probleme të shumta. Menaxhimi i ujit, edhe nga sipërfaqet e ujit brenda në tokë, është një nga aspektet më të rëndësishme që ndikojnë në performancën afatgjatë të kësaj strukture.

Papërshtatshmëria e sistemeve tradicionale të kullimit me granule. Rëndësia e drenazhimit efektiv prapa strukturave (muret mbajtës prej betoni, pilotave të afërta, muret diafragmë dhe strukturave në kontakt me shtresat e tokës), dhe në skarpate konsiderohet, por shpesh neglizhohet. Drenazhimi tradicional me materiale granuli instalohen shpesh, duke marrë edhe hapësirë ​​të panevojshme dhe pa kuptim të aftësisë të tyre të vërtetë të drenazhimit.

Më shumë zgjidhje ekologjike, me kosto efektive, e teknikisht superiore. Gama jonë e gjeokompozitave të drenazhimit MacDrain® ofron një alternativë me kosto efektive dhe teknikisht superiore në krahasim me kulluesit tradicionale me granule. MacDrain® mundëson një rrjedhje të lirë të ujit nga tokat fqinje. Duke ulur ose hequr tërësisht kolonën e kullimit me granule, ne ulim thyerjen dhe nxjerrjen e zhavorreve dhe lëvizjet e kamionëve për t’i çuar në vendin e projektit, duke rritur për pasojë edhe përfitimet mjedisore.

Identifikimi i veprimeve të duhura. Procesi i përzgjedhjes fillon me softwar-in tonë të projektimit, MacFLOW për të përcaktuar rrjedhën e ujit dhe kushtet e ngarkesave. Njohuritë tona prodhuese na mundësojnë që të prodhojmë kombinime të gjeotekstileve dhe materialeve thelbësore të kullimit, me qëllim për të identifikuar produktin më të përshtatshëm për një aplikim të veçantë, në mënyrë që të optimizojmë nevojat teknike dhe ekonomike.

Shpejtësi, performancë dhe kursim. Të testuar në laborator dhe me cilësi të kontrolluar prodhimi, MacDrain® mund të zëvendësojë drenazhimin tradicional me granule, dhe ofrojnë instalim të shpejtë, performancë sasiore afatgjatë dhe kursim në kostot e ndërtimit.

Produktet

AL

need more information maccaferri