
Çështjet lidhur me rrugët të bëra me materiale të palidhur dhe baza e rrugës. Nën-bazat dhe bazamentet me materiale që nuk lidhen mund të vuajnë nga një numër çështjesh që vjetërojnë herët rrugën, duke përfshirë:
- Dështim të aftësisë mbajtëse
- çedimet e diferencuara
- Rrudhosje
- Qasja mbi tokë të lagësht /të ngopur
- Trashësia e shtresave
- Nënbaza të dobta
Këto efekte janë të dukshme në shumë aplikacione duke përfshirë bazamentet hekurudhore, rrugët pyjore, rrugët për transportin e ngarkesave në miniera, vendet e ndërtimit dhe zonat e parkimit.
Zgjidhje me gjeogride të përforcuar për përmirësim të performancës. Të projektuar në mënyrë të përshtatshme dhe me përforcim, të vendosura brenda shtresave të palidhura me granule përmirësojnë performancën e rrugës ose bazamentit, qëndrueshmërinë në kohë dhe rritje të intervaleve të mirëmbajtjes. Gjeogridet e përforcuar punojnë në bashkëpunim me materialet e granuleve, duke i ndihmuar për të performuar më mirë se sa në një gjendje të papërforcuar.
Dy mekanizma punojnë për të rritur modulin elastic dhe aftësinë mbajtëse, duke rezultuar në përmirësimin e rezistencës ndaj deformimit dhe rrudhosjes (rutting)
- kufizim horozontal për grimcave e agregatëve
- Efekti i membranës në tension
Përmirësim të performancës duke reduktuar trashësinë. Përveç kësaj, përforcimi mund të zvogëlojë trashësinë e shtresës me një të tretën dhe përmirëson performancën e nënbazës.
Ekspertiza jonë mund të sjellë zgjidhje të leverdishme. Duke përdorur softwar-in tonë të projektimit MacREAD ne mund të optimizojmë lidhjen mes gjeogridit (ose gjeotekstilit) me përforcim dhe trashësisë së nënbazës për zgjidhje të leverdishme.