Surface-Strengthning-and-Support

Punojmë për mbrojtje ndaj shtresave të paqëndrueshme sipërfaqësore. Disa skarpate shkëmbore kanë një shtresë të paqëndrueshme sipërfaqësore e cila shpesh kërkon stabilizimi shtesë. Ne ofrojmë një gamë të sistemeve rrjetë me rezistencë të lartë të cilat janë projektuar për të punuar në lidhje me ankorat, me qëllim për të rritur stabilitetin e shtresës së paqëndrueshme sipërfaqësore.

Faktorët kryesorë për tu marrë parasysh në kufizimin e zhvendosjeve të masave të paqëndrueshme. Me këto probleme, është e rëndësishme që sistemi rrjetë i zgjedhur të sigurojë rezistencë të lartë me deformim minimal në mënyrë që të kufizojnë zhvendosjen e paqëndrueshme të masës shkëmbore në sipërfaqe (zakonisht 1-1.5m3). Faktorë të rëndësishëm janë:

  • ashpërsia ose ngurtësia e rrjetës
  • forcat e transmetuar në ankora
  • lehtësia e instalimit të sistemit rrjetë

 

Konsiderata praktike vs atryreve teorike. Nuk është e mundur për sistemet rrjetë, sado jofleksible, që të jenë një sistem i vërtetë ‘aktiv’, që është, një sistem rrjetë që aplikon një kufizim uniform e aktiv në të gjithë faqen e skarpateve, i mjaftueshëm për të parandaluar lëvizjen fillestare të shkëmbit gati për të rënë. Në të vërtetë, skarpatet janë të parregullta dhe forcat mobilizuese dhe lëvizjet fillestare janë pingul me planin e sistemit rrjetë të kufizimit;plani në të cilin një rrjetë është më pak në gjendje për të frenuar lëvizjen. Vetëm kur rrjeta ka filluar të deformohet ajo ka kapacitetin e saj për tu mobilizuar në mënyrë efektive. Sa më i ashpër (jo më i fortë) të jetë produkti, aq më mirë është në gjendje për t’i rezistuar këtyre forcave laterale fillestare.

Zgjedhja jonë e produkteve.Gama jonë e sistemeve rrjetë me rezistencë të lartë janë sipërfaqe stabilizimi shumë të qëndrueshme dhe produktet mbrojtjen ndaj rënies së shkëmbinjve me një shumëllojshmëri në ngurtësi, fortësi (deri në 300kN / m) dhe opsione për mbrojtje ndaj korrozionit.

  • Panelet HEA – panele me kablla çeliku me fortësi/ ngurtësi të lartë
  • Steelgrid® HR – rrjeta e përdredhur dyfish me rezistencë të lartë dhe e përforcuar me kavo çeliku me elasticitet të lartë
  • Rrjetat për mbrojtjen ndaj rënies së shkëmbinjve – rrjetë gjashtëkëndore(hekzagonale) e përdredhur dyfish për mbrojtje.

 

Zgjidhje të tjera në dispozicion. Për çështjet të stabilitetit në tërësi, ne ofrojmë një gamë të zgjidhjeve të tjera (fiksimi i dherave, ankorave të thella etj) për të kompletuar këto rrjeta sipërfaqësore.

Përmbushje të standardeve më të larta të projektimit dhe testimit. Sistemet tona rrjetë janë të projektuara dhe të testuara në përputhje me standardet më të larta për të siguruar që ato ofrojnë performancën më të mirë ndërsa instalohen shpejt dhe thjesht. Kjo i ofron si Klientit dhe Projektuesi një ekuilibër optimal me vlerë dhe inxhinierike.

Përzgjedhja e zgjidhjes më të përshtatshme. Ne u ofrojmë klientëve tanë këshillat tona të plota teknike për të mbështetur projektin në të gjitha fazat. Softwar-i ynë Macro ndihmon projektuesit në zgjedhjen e zgjidhjes më të përshtatshme për stabilizimin e sipërfaqes për skarpatat e tyre.

Produktet

AL

need more information maccaferri