simple-drapery

Mbrojtja nga rënia e mbetjeve shkëmbore. Perdet ndaj rënies së shkëmbinjve ose thjesht sistemet me perde rrjetë instalohen në shpatet shkëmbore për të përmbajtur mbetje të veçuara dhe në rënie. Ky rrezik i rënies së shkëmbinjve mund të jetë rrezik për ndonjë infrastrukturë apo instalimet në këmbët e këtyre shpateve.

Si punojnë perdet me rrjetë dyshe të përdredhur. Kur fragmentet shkëmbore janë më të mëdha se hapjet e rrjetës dhe më të vogjël se 0.5m në diametër, perdet e thjeshta me rrjetë dyshe të përdredhur ndaj rënies së shkëmbinjve është një zgjidhje e provuar dhe testuar e me kosto efektive. Rrjetë jonë e thënë fjalë për fjalë “varet si perde” mbi shpatin shkëmbor në mënyrë që mbetjet që bien të vendosen prapa rrjetës ndaj rënies së shkëmbinjve. Ato lejojnë që mbetjet të bien në këmbët e shpatit të shkëmbit në mënyrë të kontrolluar. Në shpatet jo shumë të thepisur, apo shpatet ku mund të rritet bimësi, rrjetat duhet të mbahen sa më afër të jetë e mundur me shpatin. Rrjeta sigurohet në krye dhe në fund të shpatit.

Për shpatet më të larta ose sasi të madhe të mbetjeve, ne ofrojmë Steelgrid® HR. Kur ngarkesa në rritje priten në perde (shpate të lartë dhe sasi të madhe të mbeturinave, ngarkesat e borës / akullit), sistemet tona Steelgrid® HR mund të përdoren si sisteme perdesh me rezistencë të lartë. Kjo rrjetë e patentuar është një kombinim inxhinierik i rrjetave me tel të përdredhur dyfish çeliku dhe litarë me tela të elasticitetit të lartë në një produkt të vetëm, të lehtë për tu instaluar në fasadën e shkëmbit apo skarpatat, duke kursyer në koston e projektit dhe në kohë.

 

Përfitimet e rrjetës dyshe të përdredhur. Rrjeta e përdredhur dyfish ofron avantazhe të konsiderueshme mbi sistemet e tjera rrjetë, për shembull, rrjetë së ngjitur, ose sistemet e vetme me rrjetë të përdredhur e rezistencë të lartë elastike (Lidhje në stilin e zinxhirit):

  • Rrjeta e dyfishtë e përdredhur është fleksible dhe mund të përputhet me skarpatin shkëmbor

nëse është e nevojshme.

  • Është e lehtë për ta shpalosur mbi faqen e shkëmbit, ndryshe nga tipet e rrjetave të

Përdredhura tek (me lidhje si zinxhir), të cilat mund të ngatërrohen me njëra-tjetrën gjatë vendosjes.

  • Ka fleksibilitet izotropik dhe zgjidhen edhe në rast të disa telave që këputen aksidentalisht.

Rrjetat të përdredhura nje fish nuk mund të sigurojnë të njëjtin nivel të sigurisë në rast të këputjes

së telave, pavarësisht nga forca dhe lloji i telit të përdorur.

  • Rrjeta perde ka një rezistencë elastike deri në 160kN / m për aplikimet ku skarpatet janë të

larta, apo kur priten sasi të mëdha të mbetjeve.

 

Software-i ynë Macro 2 ndihmon projektuesit në zgjedhjen e sistemit më të përshtatshëm të perdeve për skarpatat e tyre.

Zgjidhje specifike posaçërisht për klientin. Në vend të ofrimit të një apo dy produkteve, me shpresën se ata mund të zgjidhin të gjithë problemet e klientët, ne përzgjedhim nga një gamë e gjerë e sistemeve rrjetë. Në këtë mënyrë, ne mund të sigurojmë zgjidhje projektimi dhe teknike posaçërisht për të përmbushur më së miri kërkesat e klientëve tanë. Kjo është fuqia jonë; klientët tanë të blejnë vetëm mbi nivelin e ndërhyrjes duke u kursyer atyre kohë dhe kosto.

Produktet

AL

need more information maccaferri