On-Voids-Paralink-basal-reinforcement-Canada

Mbrojtja nga fundosja. Gjeogridet dhe gjeotekstilet me rezistencë të lartë janë përdorur shpesh në zonat ku pritet rrëshqitje të  minierave, apo në zonat ku vrimat natyrore dhe shpërbërjet mund të ndodhin. Këto mund të ndodhin papritmas dhe janë shpesh në një formë rrethore ose eliptike.

Gjeo-zgjidhjet tona. Gjeogridet Paralink® të  Maccaferrit me rezistencë të lartë vendosen mbi zonën problematike, që shtrihet në një distancë të llogaritur nga të dyja anët e vrimës së parashikuar. Në rast se toka nën të bie, gjeogridet ose gjeotekstilet do të shtrijnë këtë boshllëk, duke mbështetur në tokën më sipër.

 

Për kushtet më pak të vështira apo afatshkurtra, gjeotekstilet e endura MacTex® W2 mund të përdoren si përforcime.

Projektim i lartë dhe i suksesshëm. Gjeogridet Paralink® plotësojnë kriteret më të rrepta të projektimit dhe janë përdorur me sukses për shumë vite në këto aplikime. Inxhinierët tanë dhe teknikë janë gjithmonë në gjendje të ofrojnë mbështetje gjatë dy fazave, asaj të projektimit dhe instalimit.

Përvoja jonë dhe njohuria e kualifikuar. Vini re se të gjitha gjeogridet dhe gjeotekstilet (pavarësisht nga prodhuesit dhe polimerët e përdorur) duhet të sforcohem (zgjaten) para se të sigurojnë përforcim funksional. Prandaj është e nevojshme që të sigurohemi se kufijtë e tendosje gjatë përdorimit  të argjinaturës janë në përputhje me tendosjet e pritshme afat-gjata të gjeogridit. Si prodhues të gjeogrideve dhe projektues me aftësi të veçanta gjeoteknike, ne kemi një njohuri të plotë të performancës së produktit me kalimin e kohës. Inxhinierët tanë, me përdorimin e softwerit tonë të projektimit MacBARS, janë në gjendje të ofrojnë një kontribut të çmueshëm në zgjidhjen e këtyre llojeve të problemeve.

Produktet

AL

need more information maccaferri