
Zgjidhje për tokat e buta. Argjinaturat e ndërtuara në dhera kohezive ose aluviale mund të jenë subjekt i uljeve për shkak të natyrës shtypëse të dherave në themel.
Ekzistojnë një numër i zgjidhjeve tona për të reduktuar efektet e uljes:
- kompozitat e drenazhimit MacDrain® dhe kapilarëve vertikale të drenazhimit për të përshpejtuar
konsolidimin e tokës dhe për të reduktuar presionin e ujit
- gjeotekstilet MacTex® H për të ndarë shtresat e varfra nga materialet e ndërtimit të cilësisë të
mirë të argjinaturës
- gjeotekstilet e endura MacTex® W1 dhe W2 për të përforcuar dhe ndarë materialet në themele
- gjeogridet MacGrid® GP
- gjeogridet me rezistencë të lartë e tendosje të ulët Paralink® për të përforcuar themelet e
argjinaturës
Një kombinim i këtyre zgjidhjeve është shpesh i nevojshëm për të përmbushur jetën e shërbimit dhe të përdorimit si dhe kërkesat e uljes së projektit.
Përvoja jonë dhe njohuria e kualifikuar. Vini re se të gjitha gjeogridet dhe gjeotekstilet (pavarësisht nga prodhuesit dhe polimerët e përdorur) duhet të sforcohen (zgjaten) para se të sigurojnë përforcim funksional. Prandaj është e nevojshme që të sigurohemi se kufijtë e tendosje gjatë përdorimit të argjinaturës janë në përputhje me tendosjet e pritshme afat-gjata të gjeogridit. Si prodhues të gjeogrideve dhe projektues me aftësi të veçanta gjeoteknike, ne kemi një njohuri të plotë të performancës së produktit me kalimin e kohës. Inxhinierët tanë, me përdorimin e softwer-it tonë të projektimit MacBARS, janë në gjendje të ofrojnë një kontribut të çmueshëm në zgjidhjen e këtyre llojeve të problemeve.