TERRAMESH-SYSTEM-EGNATIA

Sfidat që përballen kur modifikohen skarpatat. Modifikimi I këndit të pjerrësisë të skarpateve përtej këndit të prerjes, mund të çojë në paqëndrueshmëri të skarpateve. Kjo situatë mund të lindë kur duke prerë skarpatet për të bërë një autostradë të re, ose për të fituar hapësirë zhvillimi në një vend pjerrët.

 

Përmirësimi i performancës së dherave me gjeogridë përforcimi. Përforcim ynë me gjeogridë përdoret në lidhje me dherat, duke mundësuar që toka të performojë më mirë se ajo në gjendje të papërforcuar. Për më tepër, ato mundësojnë që toka të akomodojë ngarkesa më të mëdha dhe të qëndrojnë në kënde me pjerrësi. Gejogridet vendosen horizontalisht gjatë ndërtimit brenda masës kompakte të tokës, duke e përforcuar atë për shkak të fuqisë së tyre elastike të lartë, tendosjes së ulët dhe ndërveprimit të mirë me tokën.

Skarpatet me kapacitet të ulët mbajtës apo ato në zonat sizmike. Skarpatet tona të  përforcuara të tokës dhe strukturat janë ideale kur ato janë të të ndërtuara në dhera të cilët kanë kapacitet të ulët mbajtës për shkak se ata mund të mundësojnë uljet diferencial shumë herë më mirë se sa dherat më të ngurtë. Kjo gjithashtu është me një përfitim të madh edhe në zonat sizmike, ku zgjidhjet tona kanë qenë të ekspozuara ndaj ngjarjeve të rëndësishme sizmike.

Zgjidhjet tona përvetësojnë qëndrueshmërinë. Gama jonë e pashoqe e gjeogrideve të përforcimeve, duke përfshirë MacGrid® GP, Paragrid® dhe Paralink®, maksimizon mundësinë për ripërdorimin materialeve të fituar në terren si mbushës në një skarpatë të përforcuar. Kjo kursen në eksportin dhe importin e materialeve në terren, duke përvetësuar qëndrueshmërinë dhe redukton lëvizjet ndotëse të kamionëve.

Kursime të mundshme të kostos. Kursimet në kosto përmes ripërdorimit të materialeve të fituar në terren së bashku me gjeogridet mund të jenë thelbësore për një projekt. Kjo është një konsideratë kryesore për inxhinierët tanë, kur ata fillojnë punën me klientët për zgjidhje të skarpateve të përforcuar.

Strukturat hibride sjellin efiktivitet në kosto dhe funksionalitet. Me aftësinë tonë dhe përvojën në këtë fushë duke përdorur softwar-in tonë të projektimit MacSTARs, ne jemi në gjendje për të kombinuar gjeogridet me sisteme të tjera të tilla si Terramesh® dhe Green Terramesh® për të formuar struktura hibride që ofrojnë përfitime shtesë si efektivitetit në kosto dhe përmirësimin e përvojës teknike.

Ne jemi krenar në përvojën tonë në ndërtimin e mega-strukturave. Kjo ekspertizë na ka mundësuar ndërtimin me sukses të shumë “mega-strukturave”; Skarpatet tona të përforcuara dhe strukturat janë shpesh mbi 30m të gjata. Në fakt, ne kemi projektuar me sukses dhe zbatuar struktura mbi 70m të larta; ndoshta struktura më e lartë e tillë në botë që çdo furnizues mund të jetë përfshirë.

Sjellja e bimësisë në skarpatet e përforcuara. Kur klientët kërkojnë një shpat ‘të gjelbër’, bimësie në skarpatin e përforcuar është e rëndësishme. Ne gjithashtu mund të ndihmojmë në zgjedhjen e përzierjeve të përshtatshme të farave, shtresës së punueshme dhe të produkteve për mbrojtjen ndaj erozionit. Një estetike arkitektonike më formale dhe urbane ofrohet me muret e përforcuara me blloqe betoni MacWall®. Fasada e blloqeve të betonit ofrojnë estetikën e një muri me muraturë, mbështetjen e gjeogridëve të përforcuar si mbushës. Kjo sjell për klientët tanë përfitime efikasi te një performance, kosto dhe në ndërtim.

Fiksimi i dherave si një alternativë për përforcim të skarpateve. Kur nuk ka hapësirë të mjaftueshme në një projekt për të ndërtuar një skarpat të përforcuar, mund të jetë e mundur që të përdoret fiksimi i dherave. Me fiksimin e dherave sigurohet stabiliteti i përgjithshëm i skarpatit, MacMat® ofron sipërfaqe fleksibile përforcimi dhe opsione për mbrojtje në rast përdorimi në mes të dherave të fiksuar.

Skarpatet tona të përforcuar dhe strukturat janë të sigurta për të mbështetur autostradat, mbikalimet hekurudhore dhe asete të tjera rreth globit.

Produktet

AL

need more information maccaferri