
Qëllimi i strukturave gjatësore. Strukturat gjatësore janë strukturat hidraulike me gjatësinë e tyre paralel me rrjedhën e lumit. Këto struktura shpesh ndërtohen, apo mbështetin, brigjet lumore ekzistuese natyrore dhe në mënyrë tipike zgjaten në një distancë të konsiderueshme. Ato përdoren për qëllime të ndryshme, të tilla si:
- kontrolli ndaj erozionit
- kontrolli i gjarpërimit të rrjedhave
- kontrolli i kanalit normal të rrjedhjeve
- mbrojtja nga përmbytjet
Reagim ndaj forcave natyrore në rrjedhat e ujit. Një rrjedhë uji e trajtuar zvogëlon humbjen e dherave të shkaktuara nga erozioni, por rrymat e natyrshme e të forta gjatësore ose tërthore ende mund të dëmtojnë brigjet e lumit apo pjesën e poshtme të tyre duke e bërë atë të paqëndrueshëm. Prandaj zgjidhjet për mbrojtjen e brigjeve lumorë duhet të jetë mjaft e fuqishme dhe e projektuar mirë për të luftuar këto forca.
Kanalet në brigjet lumore të pjërrëta: Mbajtje gravitacionale e brigjeve lumorë
Mbështetja e brigjeve lumorë të pjerrta, për mbrojtje kundër erozionit. Kur brigjet e kanalave janë shumë-të pjerrta dhe të destabilizuara nga erozioni, është e nevojshme një strukturë për të mbajtur brigjet lumore, si dhe të sigurojë në vazhdimësi mbrojtje ndaj erozionit: muret elastike të gabionëve apo rrjetave të dyfishta të përdredhura gjashtëkëndore apo Terramesh® për përforcimin e sistemit të tokës përdoren shpesh. Një sistem fleksibil është esencial në këto kushte testuese , së bashku me mbrojtjen e përshtatshme të korrozionit në telat që përdoren në gabionë. Telat me galvanizim të rëndë e me një shtresë shtesë polimeri, janë të nevojshme e në përputhje me rregulloret lokale.
Kanalet në brigjet lumore të cekëta: Mbrojtja e brigjeve
Mbrojtja nga erozioni është e nevojshme, edhe për brigjet lumore të qëndrueshme. Kur brigjet lumore të kanalit janë të qëndrueshme nga ana gjeoteknike, një zgjidhje e thjeshtë për mbrojtje ndaj erozionit mund të jetë e përshtatshme. Pa këtë mbrojtje, skarpata mund të dëmtohet gradualisht dhe të bëhet e pjerrët me kalimin e kohës derisa bëhet e paqëndrueshme.
Zgjidhjet tona janë të përshtatura për nevojat tuaja. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të teknikave hidraulike për mbrojtjen ndaj erozionit në mënyrë që niveli i ndërhyrjes të jetë i përshtatshme për rrezikun e erozionit që ju përballni; Natyral BioMac® biomats të biodegradueshëm; MacMat® të përforcura e të bëra nga njeriu dhe gjeomatët 3-Dd të papërforcuar dhe produktet tradicionaletë gabionëve me bazë tel çeliku të dyfishtë të përdredhur dhe Materasët Reno.
Zgjidhjet tona natyrore inxhinierike. Ne gjithashtu ofrojmë teknikat natyrore inxhinierike. Bioinxhinieria e dherave është e bazuar në kombinimin e bërë nga njeriu i materialeve dhe bimëve: materialet e bëra nga njeriu sigurojnë mbrojtje të menjëhershme dhe të vazhdueshme për situatën lokale dhe për të krijuar kushte ideale natyrore ri-gjelbërimin e shpatit. Rrënjët e bimësisë ndihmojnë në mbrojtje erozionit.
Softwar-i ynë i teknologjisë së lartë të projektimit dhe shumë përdorimësh. Inxhinierët tanë përdorin softwerin tonë të projektimit, Mac.R.A. 1 dhe Mac.R.A. 2 për të projektuar kanale, struktura gjatësore dhe tërthore.
Këto softwere na mundësojnë kryerjen e shpejtë të studimeve paraprake hidraulike për të vlerësuar mbrojtjen e brigjeve lumore (Mac.RA 1) ose digat e vogla tërthore (Mac.RA 2) të kërkuara. Një shumëllojshmëri e produkteve tona mundëson marrjen parasysh të kombinimeve të zgjidhjeve të bëra nga njeriu dhe natyrore.