Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Zgjidhja e stabilizimit te shpatit: Ndërtimi i rrugës në Sonçev Grad, Shkup

TMS_Sunny Town_Macedonia_edited

Sonçev Grad, , Shkup, ndërtimi i rrugës ndihmëse (rruga rajonale R2138 dhe R2134) kërkonte stabilizim të shpatit, drenazhim dhe mure mbajtëse.

Distributori jonë nga Maqedonia, Ergo Kom punoi ngushtë me kontraktorin GD Granit AD për të siguruar zgjidhjen më të mirë teknike dhe ambjentale duke përdorur produktet Maccaferri. Maccaferri Balkans dorëzoi të gjitha materialet e nevojshme për zgjidhjen e këtij muri 21 m të lartë— më i lartëii këtij lloji në vend.

Projektuesit zgjodhën sitemin modular me Terramesh. Kjo zgjidhje është përdorur për perforcimin e dherave, gjatë ndërtimeve të larta ose argjinaturave me karakteristika të ngjashme. U përdoren sisteme modulare me lartësi 7 m dhe 11m.

Sistemi Terramesh i zhvilluar nga Maccaferri është i përbërë nga njësi të para-montuara të cilat reduktojne kohën e instalimit, që formojnë fasadën dhe përforcohen në menyrë të vazhduar (pa shkëputje). Kjo është bërë në mënyrë që të krijohet një sistem i plotë me fasadën e përbërë me rrjetë përforcuese, dhe gjeogrideve. Veprat e tokës me përforcim janë struktura që përdoren për kontrollin apo stabilizimin e shpateve dhe argjinaturave, nëpërmjet forcës tërheqëse – te elementeve përforcuese të cilat ndryshojnë tiparet kryesore të strukturës ku ato janë instaluar.

Produkti MacDrain W 1081 është pjesë e zgjidhjeve të problemeve që kanë të bëjnë me drenazhimin dhe gërryrjen e tokës. Ky produkt është një gjeokompozit projektuar për drenazhim planar (GCD), elementet e të cilit bashkohen me anë të nxehtësisë. Është e përbërë nga një bërthamë me shumë fije të cilat krijojnë një strukturë 3 dimensionale (GMA), dhe me dy gjeotekstile të paendura që funksionojnë si ndarëse ose shtresa mbrojtëse. Bërthama e drenazhuesit 3 dimensionale konfigurohet me kanale paralele gjatësore të cilët kryejnë drenazhimin.

Gabion ët galfan janë projektuar për ndërtimin e mureve mbajtëse.

Rrjeta e zinkuar në shkallë të lartë e përdredhur dyfish është përdorur me qëllim mbrojtjen nga rënia e gurëve.

Pas përfundimit të punimeve, klienti, “Agjencia për rrugë shtetërore”, dëshmoi që ka mbetur shumë i kënaqur nga siguria, shpejtësia dhe zgjidhja me kosto efektive e ofruar nga produktet tona. Këtu përfshihen Sistemet Terramesh, Gabion ët galgan, drenazhuesi MacDrain W 1081, Rrjeta mbrojtëse nga rënia e gurëve.

Për më shumë informacion në lidhje më këtë projekt ju lutem të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This